VLEN: BDI me xhepat plot, shet patriotizëm të rrejshëm

Koalicioni shqiptar VLEN ka reaguar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që siç thuhet është bërë sinonim i krimit, korrupsionit dhe zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve.

“Kjo parti, me prirje të regjimeve afrikane dhe latine, gjatë sundimit të tyre 20-vjeçar, ka sjellë qytetarin në gjendje të lypësarisë. Ndërsa një grusht njerëzish nga kjo parti pasuroheshin dhe jetonin në luks, shqiptari i thjeshtë që fitonte bukën me ndershmëri, vuante për barna, libra shkollorë dhe nevoja të tjera elementare. Të nderuar qytetarë, koalicioni VLEN nuk do të lejojë që BDI të përdorë shqiptarët si mburojë për sundimin e tyre kriminal. Duhet të dini se derisa BDI në opozitë e ka gojën plot me patriotizëm të rremë, një klikë e tyre kanë mbushur xhepat”, thekson VLEN.

Sipas kësaj partie, skandalet e tyre nuk do të lejojnë që të harrohen, si më poshtë:

Ramiz Merko, i njohur si “sherifi lokal” i Strugës, gjatë katër mandateve të tij si kryetar komune, ngriti një perandori për vete dhe familjen e tij, saqë Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në listën e zezë për korrupsion.

Nazim Bushi, zëvendës-ministër i MPB-së, së bashku me të birin e tij, pushonte nëpër hotele superluksoze të Turqisë ku një natë kushtonte 20 mijë euro. Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, bleu Soravinë për 20 milionë euro dhe më pas u kap me fishekzjarre. Blerant Xhaferi, djali i kryekuvendarit të atëhershëm

Talat Xhaferi, tërhoqi vëmendjen kur Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bëri të ditur se ka dhënë provimin e jurisprudencës para se të diplomojë, e më pas u bë prokuror. Mos të flasim për Lotarinë dhe lojërat e fatit në regji të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit që kanë mbërthyer lagjet tona.

Presim që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre për të cilën paguhen nga qytetarët dhe ta kthejnë besimin në sundimin e ligjit. Oktopodi i krimit dhe kriminalitetit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe satelitët e tij që qëndrojnë gatitu në korridoret e zyreve të VMRO-DPMNE-së që të amnistohen për kriminalitetet e tyre, nuk kanë për qëllim përfaqësimin e shqiptarëve, por të shpëtojnë nga përndjekja penale. VLEN, me kuadrot profesionistë dhe të ndershëm në Qeveri, do të angazhohet që xhepi i qytetarit të mos vidhet. Hakmarrje partiake JO, përgjegjësi PO! Kalojmë në VEPRIM!”, thuhet në komunikatën e VLEN.

ShareFacebook X LinkedIn Reddit

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Sytë e Melës drejt Mickoskit – mesazh bashkëpunimi për një Dibër që kërkon ndryshim real”

Në Dibër, atmosfera politike po nxehet ndërsa fushata hyn në fazën e saj më vendimtare. Kandidati për kryetar komune nga koalicioni VLEN, Fisnik Mela,...

“Nuk vritet lehtë luani! Shërim të shpejtë, vëlla”- Dr. Agron Sulimani viziton Dr. Zekirja Shainin pas plagosjes në Kumanovë

Dr. Agron Sulimani ka vizituar sot në spital mikun dhe kolegun e tij, Dr. Zekirja Shaini, i cili u plagos me armë zjarri gjatë...

Azir Aliu merr pjesë në tubimin e VMRO-së në Gostivar

Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, Azir Aliu, sonte ka marrë pjesë në tubimin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe...

Pse është “zhdukur” Visar Ganiu? Pse Mexhiti po promovon projektet komunale pa praninë e kryetarit të komunës?

Edhe pse Visar Ganiu është ende kryetar i Komunës së Çairit, kohëve të fundit vërehet mungesa e tij në promovimin e projekteve komunale, siç...

Bastisje në shtëpitë e pleqve në Shkup nën dyshime për trajtim çnjerëzor, dy persona janë privuar nga liria

Pas marrjes së informacioneve për trajtim të mundshëm çnjerëzor të personave të moshuar – shfrytëzues të shërbimeve për mbrojtje jashtë familjare. Prokuroria Themelore Publike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu