VLEN: BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus

Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar ndaj BDI-së. Thotë se me koalicionet që po e krijon, synon të kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus, transmeton TV21.

Reagimi i plotë i VLEN-it pa ndërhyrje:

Me kohë paralajmëruam se BDI-ja e dëshpëruar ka krijuar një skenar për shkaktimin e krizës politike pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale për t’iu shmangur njohejes së sinqertë të disfatës së sigurt. Ëndrra e tyre është që Qeveria Teknike e Talat Xhaferit të zgjasë më shumë se 100 ditët e parashikuara.

Bujar Osmani i shmanget t’i përgjigjet pyetjes shumë logjike që ai si kryesues i OSBE-së gjatë vitit 2023 i bëri këtij institucioni ndërkombëtar, që të vlerësojë se ka potencial për shkelje të sigurisë në procesin zgjedhor dhe rritje të numrit të vëzhguesve. Ai gjithashtu hesht nëse Osmani si mikpritës i Lavrovit e ka pyetur për recetën se si të pezulloj vullnetin demokratik të qytetarëve.

Por konturet e këtij skenari RUS dalëngadalë po dalin në dritë. Qeveria e Talat Xhaferit në mënyrë të paligjshme po e pengon emërimin e shefit dhe kryeshefit shtesë të SVR Tetovë në mënyrë që ai të abuzojë në fushatë me ushtarët partiakë të BDI-së të instaluar në polici. Konfirmim për këtë është skandali i fundit me shkollën e Zhitoshës, e cila jo vetëm që është kthyer në seli të BDI-së, por në të policët po agjitojnë hapur për Ali Ahmetin, duke bërë fotografi dhe duke i publikuar në rrjetet sociale.

Presim që udhëheqësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme të evidentojë dhe sanksionojë siç duhet këto devijime nga punonjësit e policisë.

Policëve dhe personelit tjetër të BDI-së në institucionet shtetërore u themi qartë që të mendojnë mirë se çfarë detyrash partiake pranojnë dhe zbatojnë. Asgjë nuk mund ta ndryshojë realitetin. BDI-ja pas 8 majit do të shkojë në opozitë dhe për secilin personel të saj që ka gabuar para ligjeve do të vijojë procedura e duhur gjyqësore. Është mirë që çdo aktivist partiak i BDI-së të mendojë me maturi dhe të mos përfshihet në aventura ilegale duke besuar rrejshëm se karriera e Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe Artan Grubit do të vazhdojë.

E dimë se lidershipi i frikësuar i BDI-së dhe miqtë e tyre të koalicionit janë gati për mashtrime të ndryshme parazgjedhore, por duhet të kenë parasysh se ne do t’i përgjigjemi ashpër çdo përpjekjeje për të penguar votën e lirë, të drejtë dhe demokratike të popullit shqiptar. Asgjë nuk mund t’i ndalojë ndryshimet. Votuesit janë edhe më të motivuar të votojnë kundër BDI-së kur shohin këto lëvizje të dëshpëruara. Batica është vendosur dhe ajo do të rritet çdo ditë derisa të kthehet në një cunami të BDI-së në qendrat e votimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë...

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm. Nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve...

Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu