VIDEO/ Sadiku vazhdon të shkëlqejë në Indi, sulmuesi shqiptar shënon dy gola

Armando Sadiku nuk grumbullohet prej vitesh në Kombëtare, megjithatë sulmuesi 33-vjeçar nuk e ka humbur instiktin e golit.

Ai ka shfaqur një formë shumë të mirë në sfidën e kampionatit indian mes Goas dhe North East Utd, të mbyllur në barazim 3-3.

Të parët shënuan miqtë, por Sadiku me dy gola të njëpasnjëshëm në fundin e pjesës së parë dhe të fillim të së dytës përmbysi përkohësisht rezultatin në 2-1.

Në minutat në vazhdim kundërshtarët e Sadikut kthyen në favorin e tyre rezultatin (2-3), por në fund ekipi i shqiptarit gjeti golin e barazimit.

33-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për ekipin indian të Goa-s, me të cilët u bashkua këtë merkato verore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu