VIDEO/ 48 oficerë policie të plagosur dhe 77 persona të arrestuar pas trazirave në Serbi

48 oficerë policie mbetën të plagosur nga protesta e fundit në Beograd dhe 77 persona u arrestuan, përfshirë një të mitur.

Të dhënat u bënë të ditura nga ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dejan Lukoviç, duke folur për stacionin televiziv TV Prva. Sipas Lukoviç, policia synon të ngrejë 35 kallëzime penale dhe 22 kundërvajtje administrative.

“Ne vazhdojmë të sqarojmë të gjitha rrethanat, të krijojmë një pamje të plotë të ngjarjeve dhe të identifikojmë individët e mbetur, organizatorët.

Në bashkëpunim me prokuroritë dhe shërbimet kompetente të sigurisë, ne do ta çojmë këtë çështje deri në fund”, theksoi ai.

Siç sqaroi ai, njëri nga të plagosurit, një oficer i xhandarmërisë, pësoi lëndime të rënda fizike, megjithatë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Policia fillimisht veproi me përmbajtje maksimale, por pas përshkallëzimit të incidenteve, u përdorën masa minimale shtrënguese”, tha Luković.

Kreu i Zyrës së Prokurorit të Lartë të Beogradit, Nenad Stefanovic, kishte deklaruar më parë se të gjithë ata që ishin të përfshirë në sulmet ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore gjatë protestave do të identifikoheshin dhe do të mbaheshin përgjegjës.

Nga ana e tij, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka theksuar se lëvizja protestuese ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemin arsimor dhe stabilitetin e brendshëm të vendit.

Ai pretendon se demonstratat janë të koordinuara nga jashtë, me qëllim destabilizimin e Serbisë, minimin e ekonomisë dhe paralizimin e transportit. Në fakt, ai vlerësoi se dëmi i mundshëm nga protestat mund të arrijë në 800 milionë euro.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu