Në tregjet e Kosovës, çmimi i vezëve ka shënuar rritje të dukshme. Sot, një paketim vezësh shitet me 6.39 euro, çmim që ka habitur edhe konsumatorët. Rritja e çmimeve po krahasohet me shaka në rrjete sociale, ku thuhet se “vezët janë bërë më të shtrenjta se vetë pula”, duke ilustruar situatën e pazakontë të tregut.
