Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).
Vetëm gjatë vitit 2025, 1 mijë e 654 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Sipas të dhënave të ASK-së numri i shkurorëzimeve ka rënë gjatë vititi 2025, krahasuar me një vit më parë. Pasi që gjatë vitit 2024 numri i shkurorëzimeve ka qenë 1665.
Ndërkaq ky numër ishte dhe më i lartë në vitin 2023, ku 1713 çifte kanë vendosur të shkurorëzohen.
Ndërkaq gjatë vitit 2022, 1685 çifte kanë dhënë fund martesës së tyre./Indeksonline/.
