Vesna Janevska për himnin: Marrëveshje të suksesshme me VLEN-in deri kur BDI e problematizoi çështjen

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se sërish në Kuvend do ta dorëzojnë Propozim-ligjin për arsim të mesëm, me të cilin parashihet që himni shtetëror të intonohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në manifestimet e shkollave.

“Pr/ligji duhet të parashtrohet sërish, por do ta përmirësojmë taksin, unë ju them ndoshta gjithmonë mundet më mirë, do të kemi periudhë të caktuar që ta përmirësojmë taksin dhe nëse kemi lëshuar diçka, ta përmirësojmë, por gjithsesi është patjetër që të shkojë ai ligj”, tha mes tjerash Janevska në Sitel.

Janevska thotë se për këtë çështje janë konsultuar me ekspertë, dhe se do të aktualizohet sërish në të ardhmen.

“Diçka që e kemi menduar se është pjesë e diçkaje që do ta përforcojë komponentin e edukimit, por edhe integritetin e qytetarëve tanë, por normalisht edhe patriotizmin e qytetarëve tanë, për kujdesin për shtetin e tyre. Sepse kjo u shndërrua në temë tjetër, e jo temë për arsimimin, vlerësoj që është e përshtatshme që të tërhiqet ligji, t’i kalojmë të tjerat, kur të vijë koha do ta kthejmë”, shtoi Janevska.

Ministrja shton se me këtë Pr/ligj rregullohen shumë çështje të tjera në arsim, por që BDI “u kap” vetëm për çështjen e himnit.

“Ligji për Arsim të Mesëm, ligji kontestues, ku ishte paraparë edhe dispozita për himnin, ofron diçka që nuk është rregulluar në 20 vjetët e funditm ndërsa është dashur të rregullohej. Për shembull, rregullimi i provimit të maturës, në shkollat e mesme profesionale, të gjimnazeve, nxënësit mjeshtër me arsim tre vjeçar, pastaj ka komponentën inkluzive të nxënësve me pengesa, që deri tani nuk e kemi pasur, pastaj e kemi një element që është i rëndësishëm, që deri tani nuk ka qenë, është këshilltari profesional i nxënësit. Kemi rritje të mjeteve për multikulturalizëm. Shumë elemente të rëndësishme, që mund të diskutoheshin, përveç kësaj ku u kap BDI”, tha Janevska.

E pyetur në lidhje me deklaratat e VLEN dhe BDI që mundohen të marrin mbi vete “meritat” për tërheqjen e pr/ligjit, ministrja mendon se “për momentin, kjo është hyrje në një lloj fushate parazgjedhore të hershme”.

“Më duhet ta them se gjithë këtë periudhë, deri sa BDI nuk e problematizoi çështjen, ne kemi pasur shumë bisedime, negociata dhe marrëveshje korrekte me VLEN-in”, shtoi Janevska.

Më 20 dhjetor, qeveria tërhoqi projektligjin për arsimin e mesëm me të cilin parashikohej që himni shtetëror të intonohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në në manifestime nëpër shkolla.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli shkatërron qendrën e dializës në Gaza, OKB ngre alarm

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar të vetmen qendër të dializës Noura al-Kaabi Dialysis në Gazën veriore dhe më shumë se 50 palestinezë u vranë...

“Turp i gjallë” në Çarshinë e Shkupit – Mozaiku i figurave kombëtare i mbuluar nga mbeturinat

Një skenë shqetësuese është fotografuar në zemër të Çarshisë së Shkupit, përballë mozaikut monumental ku përjetësohen figurat më të ndritura të historisë shqiptare, si...

Bankat e vendit për tre muaj kanë përfituar mbi 72 milionë euro

“Më lind nënë me fat, që bankier të bëhem.” Kështu mund të interpretohet thënia popullore për kushtet në Maqedoni. Derisa ekonomia vazhdimisht ankohet se...

SKANDAL/ BDI: NPK Zhelinë, mbi 84.000 euro humbje në vitin 2024! (DOKUMENT)

Ka shpërthyer një skadnal në komunën e Zhelinës. Përpos komunsë së thuhet se është mbi 5 milionë euro borxh, sot dega e BDI-së Zhelinë...

Shkaku i Autobusit të Prishur – 100 Fëmijë nga Maqedonia e Veriut të Bllokuar në Shqipëri pas Kampionatit të Karatesë

Qafë Thanë, 1 qershor – Rreth njëqind karateistë të rinj nga Maqedonia kanë mbetur të bllokuar në Shqipëri për orë të tëra pasi autobusi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu