Veliçkovski: Bota serbe ka ndikim të fortë në Maqedoninë e Veriut

Ivon Veliçkovski thotë se bota serbe ka ndikim të fortë në Maqedoninë e Veriut dhe shpjegoi se në çfarë i mbështet mendimet e tij.

“Organet shtetërore dhe partitë politike shmangin krijimin e politikave në interes të qytetarëve të Maqedonisë, si dhe të pjesëtarëve të të gjitha grupeve etnike, por edhe atyre që janë pjesëtarë të njerëzve që nuk janë të shënuar në Kushtetutë. Interesat e Maqedonisë së Veriut po sabotohen nga elitat politike të maqedonasve dhe nga elitat politike të udhëhequra kryesisht nga LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Historianët e afërt me Vuçiqin duan të vazhdojnë tezat mbi jugosllavizmin, në kuadrin e një sistemi federal. Secili nga kombet që doli nga RSFJ ka mundësinë që të ndërtojë politikat e tyre bazuar në interesat e veta. Por politika serbe ka nevojë për ndërhyrjen e vazhdueshme të atij Beogradi jugosllav dhe dëshiron të ruajë ndikimin politik, ekonomik dhe të sigurisë në disa vende, duke përfshirë Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën,” tha Veliçkovski në “DailyClick”.

Ai foli edhe për skandalin e fjalimit të Millorad Dodikut ku tha se ngjarja ka treguar se ka unitet partiak mes VMRO-DMNE-së dhe LSDM-së.

“Fjalimi i Dodikut demonstroi unitetin partiak mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Asgjë tjetër nuk mund të pritej nga Dodik, ashtu siç nuk mund të pritej asgjë tjetër nga Portfirij, nga qeveria e VMRO-DPMNE, nga organizatori Ivan Stoiljkoviç, dhe asgjë tjetër nga politikanët maqedonas të ulur në atë sallë dhe kur u dërgohen mesazhe. Praktika e zgjerimit të funksionimit normal të botës serbe është krijuar, prandaj këtu u soll Dodik. Gjatë festës së Shën Savës u demonstrua se kush e ka skenën politike dhe kush i kontrollon marrëdhëniet e KOM-it në Shkup”, tha Veliçkovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një...

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

Vedhje e madhe e rrymës- hoteli me 4 yje i lidhur ilegalisht në rrjet

Ekipet e “Elektrodistribuimi” kanë zbuluar një rast serioz të lidhjes ilegale në rrjetin elektrik në një hotel me katër yje që ndodhet në rrugën...

Nesër në Shkup protestë për solidaritet me Palestinën

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu