Vazhdon skandali me Mendi Qyrën. “45 mijë euro nuk ia ka paguar njē kompanie nga Tetova”

Vazhdon të zgjerohet skandali rreth kandidatit të pavarur me mbështetje VLEN-it dhe VMRO-së për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra. Sipas një mesazhi publik të shpërndarë nga Artan Dika pronari i kompanisë “BLEARTI GROUP” nga Çellopeku i Tetovës, Qyra tashmë 7 vite nuk ka shlyer një borxh prej 45 mijë eurosh, informon Tetovasot.

Borxhi i pretenduar ka të bëjë me shërbime të kryera në një ndërtesë tjetër të ndërtuar nga kompania “Trim” e zotëri Qyrës në lagjen Taftalixhe të Shkupit.

Në mesazhin e publikuar, pronari i “BLEARTI GROUP” thekson se ndonëse është pritur zgjidhje për vite me radhë, pagesa nuk është kryer asnjëherë.

“Mesazhi i pronarit të firmës “BLEARTI GROUP” Çellopek – Tetovë që pohon se kandidati i VLEN-it për Kryetar të komunës së Strugës, Z. Mendi Qyra, tash e 7 vite nuk i’a paguan borxhin prej 45.000 eurosh për shërbimet e kryera në një ndërtesë tjetër të ndërtuar nga kompania “Trim” e Z. Mendi Qyra në lagjen Taftalixhe në Shkup.
Me të kuqe është fshirë një fjalë ofenduese. Mesazhi postohet me miratimin e personit që e ka shkruar. Identiteti i tij është i njohur” ka shkruar DIKA.TS


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të...

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza....

S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës...

Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Pas dështimit për formimin...

Si e mposhti Mickua opozitën shqiptare?

Dyluftimi mes Mickos dhe Ahmeti në zgjedhjet komunale përfundoi me fitoren e Mickos. Micko e plandos Ahmetin përtoke si gjah i lehtë për t'u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu