Vazhdon deshqiptarizimi nga qeveria VLEN-VMRO: Në 10 institucione punësohen 205 maqedonas dhe vetëm 2 shqiptarë

Në një analizë të fundit të punësimeve dhe avancimeve në disa institucione shtetërore të rëndësishme, rezulton se nga gjithsej 205 vende pune të reja, vetëm 2 janë marrë nga shqiptarë, ndërsa 203 janë dhënë për maqedonas. Institucionet ku është evidentuar ky disproporcion janë: Enti i Statistikave, Arkivi Shtetëror, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Ministria e Kulturës, Regjistri Qendror, Dogana, si dhe hidrocentralet në Strugë, Mavrovë–Rostushë, Spile Dibër dhe REK Manastir.

Ky raportim tregon një tendencë të qartë dhe shqetësuese të zbehjes së përfaqësimit shqiptar në administratën publike, duke cenuar parimet e barazisë dhe kohezionit ndëretnik në vend.

Përgjegjësia për këtë situatë i atribuhet drejtuesve të lartë qeveritarë, ndërsa mungesa e veprimit për të parandaluar këtë diskriminim të hapur e thellon edhe më shumë ndarjen etnike në institucionet shtetërore.

Në këtë kontekst, qytetarët shqiptarë dhe të rinjtë po bëhen thirrje për ndërgjegjësim dhe veprime konkrete për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe proporcional në administratë. Ndërkohë, nga ana e qeverisë janë dhënë premtime për punësimin e rreth 2-3 mijë shqiptarëve para zgjedhjeve lokale, por deri tani nuk ka pasur hapa konkretë në këtë drejtim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu