Valdet Zekaj: As Beg Rizaj e as Mirsad Ndrecaj nuk ishin kryesorët, ishte dikush tjetër

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës, Valdet Zekaj ka thënë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, të vrarët në luftimet e Kumanovës në maj të vitit 2015, nuk ishin udhëheqësit kryesorë të ngjarjes. Në një intervistë për Paparacin të publikuar të mërkurën, Zekaj ka rrëfyer nisjen e grupit prej rreth 40 ish-ushtarëve të UÇK-së nga Kosova për në Kumanovë, ku do të luftonin për çlirimin e Maqedonisë. Nisja ishte bërë më 2 maj të vitit 2015.

“Një javë përpara ne e bëmë problemin në Gushincë, e kur shkuam rrugës në kufi, asnjë polic nuk ke. Askush nuk na ndali. As Policia e Kosovës nuk na ndali”, rrëfen ai. Në rrëfimin e jashtëzakonshëm të tij për Paparacin, Zekaj ka thënë për herë të parë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj nuk ishin udhëheqësit kryesorë të grupit, por krejt dikush tjetër. Ka thënë se kishte njerëz që merrnin urdhra nga policë shqiptarë të Maqedonisë.

“I kemi pasur edhe dy djem për logjistikë që këta dy dinë shumë për këtë rast. Jo shumë, por më shumë se krejt. Janë Faruk Imeri dhe Elhami, nuk ia di mbiemrin këtij. Këta djemtë i kemi marrë për të këqij, por më vonë më është ndryshuar mendja. Këta djemtë kur i kam marrë në telefon më vonë, më ka rezultuar se as Begu as Mirsadi s’kanë qenë kryesorë këtu. Po del që këtu krejt tjetër kush ka qenë. Ka qenë një polic i Maqedonisë, i cili u ka thënë këtyre shkoni dhe bisedoni me Begun e me Mirsadin”, shpjegon Zekaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski në ofensivë kundër Ali Ahmetit: Garë elektorale apo dominim etnik?

Analistët paralajmërojnë se retorika e liderit të VMRO-DPMNE-së tejkalon kuadrin e zgjedhjeve lokale dhe po shndërrohet në një strategji për dominim politik dhe kontroll...

Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të dytë, transporti publik në Tetovë do të jetë plotësisht falas për...

Ku mbeti ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat?

I shumëpërfoluri ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në "državën Severna", nuk përmendet më nga vredistët e përhenur gjatë fushates zgjedhore, pasi despoti...

Kur fushata prek besimin: Xhamitë🕌 e Strugës mbulohen me postera të Mendi Qyrës

Postera politikë në xhami – qytetarët e Strugës reagojnë me indinjatë Strugë, 6 tetor 2025 - Aktivistë të koalicionit VLEN kanë vendosur postera të kandidatit...

FFM sjell vendim për Plerant Salijin: Gaboi me penaltinë, vlerësohet me notë negative (VIDEO)

Federata e Futbollit e Maqedonisë njofton se në ndeshjen e javës së 9-të në Ligën e Parë mes AP Brera dhe Bashkimit, arbitri kryesor...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu