Ushtarët e plagosur të Ukrainës do të shërohen në RMV?

Në samitin e shkurtit në Tiranë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mes tjerash ka biseduar me kolegun e tij maqedonas Stevo Pendarovski për mundësinë që ushtarët dhe fëmijët ukrainas të rehabilitohen në Maqedoni sipas shembullit të Kroacisë. Pendarovski e pranoi idenë në parim.

“Ideja është parimisht e pranueshme për ne, ndërkohë që kërkohet një përpunim specifik i detajeve, që do të jetë përgjegjësi e qeverive të vendeve që do të shprehin pëlqimin për të marrë pjesë në këtë program”, njoftuan nga kabineti i presidentit Pendarovski për Radion Evropa e Lirë.

Ata për Radion Evropa e Lirë kanë sqaruar se është propozim fillestar i kryeministrit të Kroacisë dhe presidentit të Malit të Zi, duke pasur parasysh se ato dy vende tashmë kanë përvojë dhe kapacitete për rehabilitim e pjesëmarrësve në aksionet ushtarake të viteve të 90-ta, transmeton Lideri.mk.

Kroacia u kujdes për ukrainasit e plagosur në vitin 2023.

Propozimi i Zelenskit pasoi pasi Kroacia në vitin 2023, me vendim të qeverisë, priti ukrainas të plagosur dhe u kujdes për ta në objektet e saj shëndetësore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Kam kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga, i kam dërguar letër kryetares Trendafilova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka kujtuar pesë vjetorin e arrestimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po...

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në...

Kurti viziton varrin e Astrit Deharit me vajzën dhe gruan e të ndjerit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot varrin e Astrit Deharit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e të ndjerit. Vizita u zhvillua...

Kurth fatal në një motel në Shkup – burri tentoi të shkojë me dy gra, e mashtruan, e rrahën dhe i morën 200 mijë...

Dy burra dhe dy gra kanë mashtruar, më pas kanë rrahur një banor të Shkupit dhe i kanë marrë 200.000 denarë (rreth 3.200 euro)....

Redi Muçi: Socialisti që tronditi elitat e New York-ut: çfarë përfaqëson modeli politik i Zohran Mamdanit

Redi Muçi: Bashkinë e New York-ut e fitoi një 34-vjeçar socialist mysliman që e nisi fushatën me 1%. Zohran Mamdani propozon taksimin me 2% për këdo...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu