Universitet nën “llupën” e qeverisë!

Se gjendja në arsimin ka çaluar të gjithë e pohojnë dhe e dinë, por që institucionet përgjegjëse shpesh herë janë vendosur në rolin e vëzhguesve të jashtëm që vetëm shprehin shqetësimet e tyre pa ndërmarrë kurrfarë mase konkrete. Jo se gjendja në arsimin e ulët e atë të mesëm qëndron më mirë, por për faktin se pikërisht mungesa e cilësisë në arsimin e lartë bën që Universitet tona mos të rangohen në fund të çdo matjeje ndërkombëtare që bëhet për universitetet botërore. E problemi zinxhiror për të qenë edhe më i dëmshëm ndikon që nga universitet të dalin militantë partiak e jo profesionistë të fushave të caktuara, shkruan Zhurnal.

Kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në Universitetet e vendit nga qeveria e re –

Kryeministri, Hristijan Mickoski, dje në deklaratë për media tha se nuk është i kënaqur nga gjendja, në të cilën gjendet arsimi, posaçërisht arsimi i lartë dhe se po ndërmerren hapa në drejtim të stabilizimit të gjendjes. Paralajmëroi rritje të buxhetit në arsim në 40 miliardë denarë dhe ekipim të bordeve për akreditim dhe vlerësim.

Duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve pas vizitës së djeshme në Aerodrom, kryeministri tha se janë kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në disa universitete dhe se tashmë ka fotografi të qartë se çka po ndodh.

“Në fillim të mandatit menjëherë është shfuqizuar një vendim i dyshimtë për formimin e një drejtimi në një universitet, i cili është i lidhur me shumë dyshime në të kaluarën. Si Qeveri këtë e kemi ndalur dhe i shfuqizuam akreditimet për dy universitete private. Janë bërë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese nga ana e Inspektoratit arsimot shtetëror në disa universitete, ‘Klimenti i Ohrit’, ‘Apostul Pali’, Universiteti shtetëror i Tetovës, Universiteti ndërkombëtar në Strugë. Tashmë kemi një pasqyrë të qartë të asaj se çka po ndodh”, ka deklaruar Mickoski.

Ai gjithashtu ka njoftuar që kjo qeveri nuk ka tentim vetëm të sanksionojë e inspektojë por edhe të ndihmojë në forma të ndryshme, si kjo e rritjes së buchetit për arsimin e lartë.

“Duhet të theksoj gjithashtu se buxheti për arsim do të rritet nga 30 në 40 miliardë denarë. Është arritur marrëveshje historike me Unionin për rritjen e pagave në periudhën katërvjeçare, diçka që deri tani ka qenë vetëm fantazi. Ne gjithashtu do të fillojmë ngadalë, por sigurt t’i plotësojmë bordet e akreditimit dhe vlerësimit për të qenë ata që duhet të jenë në të vërtetë”, tha Mickoski.

Kur merren masa të tilla drejt vendosjes së arsimit në binarë shihet dhe kuptohet qartë se menndohet e punohet drejt krijimit të kushteve solide për ndërtim të një të ardhme të sigurt. Sepse, kur arsimi lihet pas dore gjithë gjërat tjera rrjedhin pa kontroll dhe humbin kuptim, prandaj edhe mungon perspektiva e ndërtimit të karrierës brenda vendit.

Çështjet arsimore janë të rëndësisë së veçantë dhe të ndjeshme në të njëjtën kohë pasi flitet për ndërtimin e gjeneratave të ardhshme të cilët do të jenë edhe prijës në një të ardhme të afërt. Prandaj, ajo çfarë ndërtojmë sot do të korrim e shohim nesër. Cilësia në arsim vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha që po e tangon arsimin sot, shifra shqetësuese dalin kur bëhet matja e opinionit publik mbi këtë temë, e aq më trishtë bëhet gjendja kur dalin rezultate të matjeve ndërkombëtare në këtë drejtim.

Sipas testimi ndërkombëtar PISA që është më e besueshmja për matje të shkrim-leximit, Maqedonia e Veriut ka pësuar një regres dhe rënie të madhe duke u renditur në mesin e 10 vendeve të fundit. Ndryshe, shkaqet për mungesën e cilësisë në arsim janë të ndryshme, duke filluar nga stafi jo adekuat, tekstet mësimore, kushtet e këqija infrastrukturore në shkolla e të tjera.

Krahasuar me 5 vite më parë, shumica e qytetarëve besojnë se sot kemi arsim më të keq–

56.3% ndajnë këtë qëndrim kundrejt 25% që nuk shohin ndonjë ndryshim. Vetëm 9.6% e të anketuarve thonë se arsimi i sotëm është në një nivel më të lartë krahasuar me situatën e 5 viteve më parë. Pyetje e njëjtë ka qenë edhe në anketën e realizuar 4 vjet më parë, sipas të cilës 48.9% mendonin se arsimi ishte përkeqësuar në 5 vitet e fundit, kundrejt 28.8% që nuk mendonin kështu.

49% e të anketuarve thonë se cilësia e procesit arsimor në Maqedoninë e Veriut është më e keqe në krahasim me vendet e rajonit. Një e katërta janë të mendimit se është e ngjashme, ndërsa vetëm 5,7% mendojnë se Maqedonia e Veriut ka arsim më të mirë se vendet e rajonit. Dhe këtu krahasimi me anketën e IPIS 2019 tregon se perceptimet janë përkeqësuar. Në atë kohë, 40,1% mendonin se kishte arsim më të mirë në rajon, afër 30% nuk kanë vërejt dallime dhe 10,4% mendonin se në Maqedoninë e Veriut ka një proces më të mirë arsimor në krahasim me vendet e rajonit.

Sipas qytetarëve, arsyeja kryesore pse Maqedonia është në vendet më të ulëta në matjet botërore për cilësinë e arsimit është planprogrami i dobët, mendim të cilin e ndajnë 19,2% e qytetarëve. 15.5% mendojnë se arsyeja kryesore është stafi joadekuat mësimdhënës, 12.7% e shohin problemin në tekstet shkollore jo cilësore dhe 11% në kushtet e këqija në shkolla. Kujtojmë që, anketa për Detektor nga Institutit për Hulumtime Politike në Shkup është realizuar nga 28 shkurt deri më 3 mars të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1107 të anketuarve.

Ndërkaq, nëse flasim për cilësinë në arsimin e lartë kujtojmë që nga publikimi i fundit vitin e kaluar në listën e Shangait asnjë nga Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ishte ranguar në këtë listë. Lista e Shangait: Asnjë Universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000. Këto rezultate flasin mjaftueshëm për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi i lartë, prandaj çdo përpjekje që merret në këtë drejtim do duhet të jap rezultate produktive në përmirësimin e nevojshëm e jetik. /Zhurnal.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mirë me VLEN-in, mirë me Taravarin? Mickoski në përpjekje për ta ruajtur kabinetin aktual

Mbrëmjen e së martës kryeministri Mickoski dhe liderët e VLEN-it u takuan në Qeveri. Të pranishëm ishin kreu i LD-së Izet Mexhiti, Kreu i Lëvizjes...

Biden akuzon Trumpin se po i bën qejfin Rusisë: Evropa do të humbasë besimin te SHBA-ja

Ish-Presidenti Joe Biden akuzoi Donald Trump lidhur me qëndrimin e tij ndaj Rusisë dhe shprehu frikën se Evropa mund të “humbë besimin në besueshmërinë...

Momente paniku, senatorja amerikane bie pa ndjenja gjatë konferencës, mjeku ‘hero’ ndërhyn menjëherë

Një mjek ndërhyri menjëherë gjatë fjalimit të Ileana Garcias, një senatore amerikane, kur papritmas ajo filloi të ndihej keq dhe ishte gati të rrëzohej. E...

BE-ja i bën thirrje Izraelit ta heqë bllokadën humanitare në Gaza, kundërshton planin e ri të ndihmave

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian i kanë ripërsëritur thirrjet për largim të menjëhershëm të bllokadës humanitare në Rripin e Gazës, si dhe kanë...

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë. Pjesa e Maqedonisë e gazsjellësit është 68 kilometra e gjatë dhe duhet të lidhet me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu