“Unë jam gjithmonë i lidhur me Allahun, në kohë si tani ku jemi 800 metra nën tokë”, Reuters shkruan për iftaret e minatorëve të Trepçës

Pas një ndërrimi të gjatë dhe të mbytur në minierën e Trepçës në Stanterg në veri të Kosovës, Hasani kontrollon një orë për të ditur se kur do të perëndojë dielli në sipërfaqe dhe nëse ka ardhur koha për të ngrënë.

I ulur rreth një tavoline të vogël në një zyrë të improvizuar në minierë, ai dhe katër kolegë nxjerrin hurma, kos, turshi dhe djathë, të cilat i përcjellin me çaj të zi me sheqer.

Burrat qeshin dhe bisedojnë me njëri-tjetrin teksa ndajnë vaktin e Iftarit, të ngrënë pas një dite agjërimi midis lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazanit.

“Unë jam gjithmonë i lidhur me Allahun, në kohë si tani ku jemi 800 metra nën tokë”, tha Hasani para se të lexonte lutjet e tij. “Sa më thellë të shkoj, aq më shumë ndihem afër Allahut”.

Kosova është një vend me shumicë myslimane dhe qindra minatorë në minierën shtetërore të plumbit, zinkut dhe argjendit po kremtojnë Ramazanin, ndonjëherë duke duruar temperaturat afër 40 gradë Celsius dhe lagështinë ekstreme.

“Agjërimi nuk është problem për ne por mungesa e ajrit të pastër, pajisjeve moderne, veshjeve dhe këpucëve janë problem i madh”, tha shefi i turnit Fehmi Hajredini.

Trepça punësoi më shumë se 22,000 punëtorë në vitet 1970 dhe 80 dhe përbënte dy të tretat e produktit të brendshëm bruto të Kosovës (BPV). Tani ajo punëson vetëm 3,000 në miniera dhe objekte të tjera.

Çmimet e ulëta të mineraleve dhe pakësimi i prodhimit do të thotë se kompania nuk mund të mbulojë kostot operative dhe po kërkon subvencione nga qeveria.

Në qytetin e Mitrovicës, pak larg nga miniera, Bashkim Kurti, drejtor i Trepçës, tha se ishte në bisedime me qeverinë për një kredi prej 20 milionë euro për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e prodhimit./Reuters/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu