Skandal në KQZ: Anëtarët maqedonas shkelin ligjin dhe mbivotuan shqiptarët për uljen e numrit të këshilltarëve

⛔️ Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një praktikë e rrezikshme: anëtarët maqedonas të KQZ-së po mbivotuan përfaqësuesit shqiptarë, Ditmire Shehun dhe Abdush Demirin, duke marrë vendime në dëm të shqiptarëve.

Vendimet kundër shqiptarëve

Sipas pamjeve të mbledhjes (me duar të ngritura), vendimet po merren unanimisht nga pala maqedonase, duke anashkaluar qëndrimet dhe votën e përfaqësuesve shqiptarë. Konkretisht, anëtarët maqedonas po zbatojnë vendimin e Qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve, edhe pse Gjykata Kushtetuese më 25 qershor 2025 e kishte shfuqizuar metodologjinë e kategorizimit të popullsisë në “rezidentë” dhe “jo rezidentë”.

Kjo sjellje bie ndesh me:
• Nenin 51 të Kushtetutës së RMV-së
• Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, nenet 33 dhe 34

Qëndrimi i Ditmire Shehut

Anëtarja shqiptare Ditmire Shehu, e mbështetur edhe nga Abdush Demiri, kërkoi që KQZ të respektojë ligjin:

“Është kontradiktore që në udhëzuesin për përcaktimin e numrit të këshilltarëve, janë të cekura ligji dhe akti që bien ndesh me njëri-tjetrin. Propozoj që ne si KQZ ta respektojmë Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, nenin 33 dhe 34. Gjithashtu, sipas nenit 51 të Kushtetutës, të gjithë janë të obliguar të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet.”

Përgatitje për zgjedhje jo legjitime

Këto veprime ngjallin dyshime serioze se po përgatiten zgjedhje jo legjitime dhe në dëm të shqiptarëve. Anashkalimi i Kushtetutës dhe ligjeve themelore përfaqëson precedent të rrezikshëm për barazinë dhe demokracinë në vend.

(Video: KQZ)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu