Ukrainasit “ia marrin dorën” sulmeve, pas avionëve hedhin në erë me eksploziv urën e Krimesë

Shërbimet Sekrete Ukrainase goditën një shtyllë nënujore në një operacion të përgatitur mirë – Trafiku në urën e Krimesë është ndërprerë përgjatë gjithë gjatësisë së saj, ndërsa forcat ruse janë në gatishmëri të kuqe
Shërbimet e inteligjencës ukrainase njoftuan të martën se kanë goditur për herë të tretë që nga fillimi i luftës, urën që lidh Rusinë me rajonin e Krimesë.

Tre ditë pas sulmit ndaj bazave ajrore të vendosura thellë në territorin rus, ku u shkatërruan 41 avionë bombardues, me kosto 7 miliardë dollarë, SBU-ja përdori eksplozivë ekuivalentë me 1,100 kilogramë TNT për të hedhur në erë një nga këmbët e urës.

Ukrainasit madje publikuan një video që tregonte një shpërthim nënujor në njërën nga shtyllat kryesore të urës. Natyrisht, trafiku në urë është pezulluar përgjatë gjithë gjatësisë së saj, ndërsa forcat ruse janë në gatishmëri.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi se operacioni ishte përgatitur prej muajsh dhe shkaktoi “dëme të konsiderueshme strukturore”, duke e lënë në një “gjendje kritike” të vetmen rrugë lidhëse mes rajonit dhe Moskës.

Kreu i SBU-së, Vasyl Malyuk, deklaroi se ura “mbetet një objektiv legjitim ushtarak për shkak të përdorimit të saj nga forcat ruse për mbështetje logjistike“, duke shtuar se “Krimea është Ukrainë” dhe duke paralajmëruar se “çdo simbol ose mjet pushtimi do të vuajë pasojat“.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu