Ukraina e shënon Ditën e Pavarësisë teksa lufta mbush 30 muaj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vënë në pah qëndresën heroike të popullit të tij përballë pushtimit të paprovokuar nga Rusia, teksa vendi feston Ditën e Pavarësisë më 24 gusht.

Kjo datë gjithashtu shënon edhe 30-mujorin e luftës tragjike.

“Pavarësinë e ndiejmë secili nga ne. Dhe, të bashkuar, ne mund të fitojmë…Ne i bëmë ballë, e frenuam dhe e zmbrapsëm armikun, dhe tani jemi duke e fundosur. Ne e dimë çfarë është pavarësia, sa e vështirë është ta ringjallësh atë, sa e vështirë është ta mbrosh atë. Por, ne e dimë gjithashtu se çdo gjë varet nga ne”, tha Zelensky.

Ukrainasit po e festojnë pavarësinë në një kohë kur forcat ukrainase po kryejnë një inkursion befasues në rajonin Kursk të Rusisë, në kufi me Ukrainën. Kievi thotë se tani i ka nën kontroll 92 vendbanime dhe 1.260 kilometra katrorë territor rus.

Ukraina thotë se inkursioni, i cili e zuri në befasi Moskën dhe i tronditi udhëheqësit elitarë të Rusisë, ka për qëllim krijimin e një zone të sigurisë brenda Rusisë, për t’i mbrojtur civilët ukrainas nga bombardimet ruse nga matanë kufirit.
Udhëheqësit e Ukrainës kanë sqaruar vazhdimisht se inkursioni nuk synon kapjen e territorit rus, për dallim nga Rusia që e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, saktësisht para dy vjetëve e gjysmë.

“Duhet ta kemi patjetër një kufi të fuqishëm mes nesh dhe armikut, dhe jo mure mes ukrainasve, sepse Ukraina është e jona”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu e paralajmëroi tërthorazi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se lufta e tij do të dështojë, duke thënë se “gjyshi i sëmur nga Sheshi i Kuq… nuk do të na i diktojë vijat e tij të kuqe”.

“Vetëm Ukraina dhe ukrainasit do të vendosin vetë se si jetojmë ne, se çfarë rruge zgjedhim dhe çfarë vendimesh marrim. Sepse kështu e ka pavarësia”, shtoi ai.

Derisa inkursioni i Ukrainës po vazhdon në Kursk, Rusia, në anën tjetër, është duke e shtyrë përpara një ofensivë në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, pasi synon ta kapë Pokrovskun.
Ukraina është duke i sulmuar objektet e naftës dhe karburantit brenda Rusisë, të cilat punojnë për ushtrinë ruse, pasi Rusia për vite e ka rrënuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me sulme me dronë.

Dronët ukrainas kryen një sulm mëngjesin e 24 gushtit në rajonin Voronezh të Rusisë, duke ia vënë flakën një depoje të municionit.

Guvernatori rajonal Aleksandr Gusev shkroi në Telegram se zjarri u shkaktua nga rënie e copëzave të dronit dhe nxiti shpërthimin e municionit. Ai tha se nuk ka viktima.

Edhe rajoni i Belgorodit u sulmua nga dronët gjatë natës, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Glakov, i cili shtoi se dy njerëz u plagosën.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pesë dronë u rrëzuan mbi Voronezh dhe nga një dron mbi rajonet Belgorod dhe Briansk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bllatë: Policia me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup shpërndajnë ujë për udhëtarët

Ndeshja fudbollistike që sonte luhet në Tiranë mes Serbisë e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzkonshëm edhe te shqiptarët e RMV-së. Me këtë rast...

Tragjedi në Saraj: Humb jetën maturantja Vebije Memedi pas një aksidenti të rëndë

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të nxënëses dhe maturantes Vebije Memedi nga Saraji i Shkupit. Ajo humbi...

Vuçiq: Jam i vetmi person në Evropë që tregton municion ushtarak me Izraelin! Gjithmonë do ta respektojmë dhe do ta duam Izraelin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vendi i tij i dërgoi ndihmë Izraelit menjëherë pas sulmeve në Rripin e Gazës që filluan më 7...

BDI reagon pas shfuqizimit të “Balancuesit”: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet shtetërore

BDI ka reaguar për përfaqësimit e shqiptarëve në pozita kyçe në institucionet shtetërore. Nga kjo parti thonë se pas shfuqizimit të “Balancuesit” nga Gjykata...

Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

Pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu