Uashingtoni sulmon Brukselin: Politikat e BE-së rrezikojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendeve anëtare

Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar ashpër Bashkimin Europian për politikat që, sipas tij, u imponohen vendeve anëtare dhe kërcënojnë sovranitetin kombëtar dhe funksionimin demokratik të shteteve. Deklaratat u bënë gjatë një informimi për gazetarët mbi emigracionin masiv, por më pas SHBA-të e zgjeruan debatin edhe në fusha të tjera si rregullat dixhitale dhe liria e shprehjes, në vazhdën e mesazheve të nënkryetarit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sipas Uashingtonit, aleatët më të afërt të SHBA-ve në këtë sfidë janë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe disa zyrtarë polakë, të cilët, thotë administrata, po e përballin emergjencën me “qartësi dhe vendosmëri”.

Të enjten e kaluar, Departamenti i Shtetit u ka dërguar ambasadave amerikane në Europë, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re një urdhër që kërkon “mbledhjen e të dhënave mbi krimet e lidhura me emigracionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga persona me prejardhje emigrante”. Po ashtu kërkohet bashkëpunim me qeveritë vendase për të adresuar problemin. Një mesazh i dytë njoftonte se këto çështje do të përfshihen në raportin vjetor të SHBA-ve për të drejtat e njeriut.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit deklaroi dje se arsyeja e këtij veprimi lidhet me bindjen se “emigracioni masiv, si ai i paligjshëm ashtu edhe ai i ligjshëm, përbën një kërcënim ekzistencial për civilizimin perëndimor dhe sigurinë globale”. Ai përmendi si shembuj ndikimin në rendin publik, dhunën seksuale “veçanërisht nga ekstremistë me sfond islamik” si dhe efektet ekonomike, përfshirë “uljen e vlerës së tregut të pasurive të paluajtshme”.

Zyrtari shtoi se çdo vend ka të drejtën të përcaktojë politikën e vet emigratore, ndaj SHBA-të nuk presin që të gjithë të adoptojnë modelin e administratës Trump. Synimi, sipas tij, është reformimi i qasjes ndaj të drejtave të njeriut “duke hequr korrektësinë politike nga ekuacioni”.

Italia, sipas zyrtarit amerikan, renditet “më përpara se të tjerët” për qasjen ndaj fenomenit:

“Administrata, në nivele shumë të larta, e vlerëson kryeministren Meloni, sidomos për gatishmërinë që ka për të e quajtur emigracionin masiv atë që realisht është. Disa vende në Europë kanë treguar guxim për të sfiduar narrativat dominuese, si ajo e ‘kufijve të hapur’. Meloni është një prej tyre, përkrah Orbánit dhe disa miqve në Poloni”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidentja ndau 20 bursa për studime jashtë vendit, asnjë shqiptar

Asnjë student shqiptar nuk është në mesin e njëzetë studentëve që fituan bursën studentore “Boris Trajkovski” nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Dafkova. E,...

Radev: Maqedonia e Veriut të nis menjëherë ndjekje penale ndaj të gjitha sulmeve ndaj bullgarëve atje

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të nisë menjëherë një hetim dhe ndjekje penale efektive...

LSDM: Mickoski përmes Gashit po përpiqet ta minojë Komisionin Hetimor për Koçan

LSDM akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se nëpërmjet Afrim Gashit, po minon formimin e një Komisioni Hetimor për tragjedinë e Koçanit, që është një kërkesë...

Arrestohen ish-ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe ish-drejtori i Agro-berzës Nimetulla Ramadani

Policia mëngjesin e sotëm ka kryer disa bastisje në Kumanovë mbi dyshimet për shpërdorjme me detyrën zyrtare. Nga burime policore mësojmë se janë arrestuar ish...

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

Pesëdhjetë mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024, me fjalë të tjera, një grua humbi jetën çdo...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu