U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ish presidentët Moisiu dhe Topi si dhe shumë personalitete tjera. Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria, ndonëse e varfër, ka treguar gjithmonë zemrën e ngrohtë për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Do doja të ju falenderoj nga zemra, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana e Zahir Pajazitit po edhe e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit.

Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajn që si djalin e vet e ka mbajt nëna Dritë. Kjo nënë Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit që i ka mbajtë nëna në prehrin e vetë. Unë do të doja të ju falenderoj por një fjalë e një plaku të urtë na tha, mos e falenderoni njëni tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë për të gjithë punët kur bëhen.

Mirëpo, vërtetë Shqipëria ka ndarë buk, kryp e zemër për ne. Për të gjithë ata që sot nuk janë, sot është Kosova shtet, sot shqiptarët janë shtetëformues në RMV. E kam thënë botërisht kur e kemi nisur, e kam thënë ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, e kemi nisë të tillë por rethanat ndryshuan por edhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam për çlirimin e Kosovës, por pa garancat se nuk do ketë kryngritje në Maqedonisë sepse shqiptarët që morrën pjesë vullnetarisht, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, dhe kjo situatë ishte e papërpunueshme shumë më herët, sepse shqiptarët ishin në RMV të shkelur margjinalizuar, pa të drejta, pa flamur, pa simbole.”, tha Ahmeti në Tiranë

Ai më tej shtoi “Sot edhe ju Skenderbeun e keni në Tiranë po edhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Edhe ju me krenari është Flamuri kombëtarë, po edhe ne dënohemi nëse nuk e respektojmë flamurin shqiptar, 5 mijë euro është gjoba nëse nuk e kemi. Kemi tre universitete.”

Unë do doja të ju falenderoj shumë për këtë nder, e ndaj me 3 mijë mbetje mortore që i kam në vendlindje se për këtë flamur dhe këtë gjuhë janë vrarë dhe ju më keni nderuar mua, ju falenderoj shumë, suksese patshi në të gjitha fushëveprimtaritë e jetës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu