U përplas me motoçikletë në shtyllë të betonit, ndërroi jetë i riu nga Kumanova

Një motoçiklist njëzetvjeçar nga rrethina e Kumanovës ka ndërruar jetë pasi është përplasur në një shtyllë betoni në afërsi të fshatit Orashac, drejt rrugës Kumanovë–Shën Nikollë, njoftoi sot policia.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, kur në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Orashac, drejt rrugës rajonale Kumanovë–Shën Nikollë, M.P. (20) nga fshati Dobroshan i Kumanovës, duke drejtuar një motoçikletë BMW pa targa, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë. Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, shtojnë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje. Në emisionin...

Blerim Latifi: Millosheviqi kishte shpresuar se shqiptarët nuk mund të bashkohen për asgjë

Në një reagim lidhur me dëshminë e sotme të ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill në Gjykatën e Hagës, profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka...

Hill për Adem Demaçin: Ishte i rreptë – kishte opinione të egra ndaj Serbisë

Ish-ambasadori, Christopher Hill tha se Adem Demaçi ishte gjithmonë shumë i rreptë dhe strikt për çdo temë.Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill shtoi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu