U përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës, Zhegrova: E di sa profesional jam

Futbollisti i Lilleit, Edon Zhegrova, ka thënë se vendimi për përjashtimin e tij nga Përfaqësuesja e mori Federata e Futbollit të Kosovës dhe jo trajneri Franco Foda.

Në grumbullimin e shtatorit, Zhegrova bashkë me Arijanet Muriqin dhe Florent Muslijën u përjashtuan për shkak se FFK-ja pretendoi se kanë thyer rregullat disiplinore. Të tre lojtarët kanë mohuar pretendimet se kishin dalë për të festuar dy ditë pas humbjes nga Rumania.

Në konferencë për shtyp të enjten para ndeshjes me Le Havren që e luan më 28 shtator, Zhegrova u pyet nga gazetarët për përjashtimin nga Kosova. Ai ka thënë se ka njerëz që nuk e duan dhe flasin fjalë të këqija për të.

“U vonova në takim. Mendoj se nuk ishte vendim i trajnerit, por vendim i FFK-së – për atë edhe isha pak i nervozuar. Ka disa njerëz që nuk më duan dhe thonë fjalë të këqija për mua. E njoh veten, e di sa profesional jam dhe kur kam lexuar disa lajme se kinse kam dalë në klub nate, nuk është ashtu sepse nëse dua të shkoj në klub, do ta dinin të gjithë. Nuk kishte foto, të gjitha ishin lajme të rreme. Gjëja më e keqe ishte që trajneri nuk e mori vendimin, por Federata. Nëse vonohesh në takim, trajneri duhet të marrë vendim, jo Federata”, ka thënë ai.

25-vjeçari tutje u shpreh se kjo çështje tani i përket së kaluarës dhe “më nuk ka rëndësi”.

Zhegrova po shkëlqen në këtë fillimsezon me Lillein. Ka shënuar tri gola në po aq ndeshje në Ligue 1. Ndërsa tri gola i ka shënuar edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

FFK-ja nuk ka treguar se çfarë masa të tjera do të ketë për tre lojtarët e përjashtuar. Grumbullimin e radhës, Kosova e ka në mesin e tetorit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu