U kap nga policia 36 vjeçari i cili e therri me thikë tetovarin në rrugën “Ilinden”

Sonte në Tetovë rreth orës 18 afër kafiterisë Mulliri (rruga e Ilindenit) ka ndodhur një zënkë ndërmjet dy personave të moshës mbi 35, me ç’rast situata ka agravuar dhe njëri prej tyre është therë me thikë. Nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme policia, prokuroria dhe ambulanca mjekësore.

Sipas informacioneve të Nistorit, zënkës i kanë paraprirë disa mos qorime hesapesh kohë më parë. Nistori informon se dorasi tashmë është arrestuar.

Sot (27-janar) rreth orës 21:45, në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 36-vjeçarit D.M. nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 18:15, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë e ka lënduar 37-vjeçarin F.I., po ashtu nga Tetova. Lëndimit i ka paraprirë një debat verbal mes tyre dhe F.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. D.M. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti: “Mickoski frikësohet edhe nga Arabela, të mos merret me ne”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”. “Mickoski...

Ilire Dauti: “Shqiptarët po dëmtohen nga vendimet e qeverisë dhe bashkëpunimi i disa përfaqësuesve shqiptarë”

Deputetja Ilire Dauti ka akuzuar qeverinë dhe disa ministra shqiptarë për vendime që, sipas saj, kanë cenuar interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Kur...

Sela: “Mickoski s’mund të zgjedhë për ne, shqiptarët zgjedhin vetë”

**“Është bërë e vështirë, z. Ahmeti, në këtë fushatë edhe të gjejmë ndonjë anekdotë për t’i përcjellë porosi Mickoskit. Duhet të jemi bashkë për t’i...

Arben Ratkoceri reagon: “250 milionë kredi hungareze për kompani maqedonase, asnjë për shqiptare”

Shkup – Aktivisti dhe analisti Arben Ratkoceri ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, sipas të cilit shteti ka ndarë 250 milionë euro...

Dr.Arsim Dalipi dhe Faton Pollozhani e nisin vrullshëm fushatën në Strugë

Strugë – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në Strugë me një tubim të madh të organizuar në qytet,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu