(Foto) TURQIA PLANIFIKON “BISHËN” E MESDHEUT/ Aeroplanmbajtësja e re me 50 avionë luftarakë!

Ashtu siç kishte paralajmëruar Turqia ecën përpara me planin e saj për aeroplanmbajtësen. Inxhinierët thanë se bisha e Mesdheut do të ketë tre pista, me dy të destinuara për ngritje dhe një për qëllime uljeje të avionëve luftarak dhe që do te jetë 285 metra e gjatë dhe 72 metra e gjerë.
Autoritetet turke kanë prezantuar dezajnin e Aeroplanmbajtës së re në det. Sipas inxhiniereve aeroplanmbajtësja parashikohet të ketë tre pista, me dy të destinuara për ngritje dhe një për qëllime uljeje të avionëve. Thuhet se fillimisht, nuk do të ketë asnjë sistem katapultë në bord.
Në vend të kësaj, Zyra e Projektit të Dizajnit synon të përdorë një rampë modulare. Megjithatë, plani afatgjatë përfshin zhvillimin e një sistemi katapultë vendas nga inxhinierët turq, i cili përfundimisht do të zëvendësojë platformën modulare.

Për krahun ajror të aeroplanmbajtëses vendase, DPO po punon me Baykar dhe TAI dhe pritet që prodhimi turk të ketë përmasa të ngjashme me aeroplanmbajtëset britanike të klasit Queen Elizabeth.

Kjo aeroplanmbajtëse do të jetë 285 metra e gjatë dhe 72 metra e gjerë. Plani fillestar parashikon vendosjen e 50 avionëve, me 20 që do të vendosen në kuvertë dhe 30 në hangar.

Midis këtyre avionëve janë versioni detar i avionit sulmues Hurjet të TAI-t, avionëve luftarakë pa pilot TAI ANKA-III, avionëve luftarakë pa pilot të Baykar-it, “Bayraktar KIZILELMA” dhe TB-3 UCAV.

Zyrtarët turq të mbrojtjes kanë treguar se numri i avionëve mund të rritet ndërsa projekti përparon dhe me shumë gjasë mund të vendosen aty edhe avionë luftarak KAAN, prodhimi më i ri i Ankarasë.

Në fillim të viteve 2000, Turqia nisi një plan për të forcuar marinën e saj, me pretendimin “për të rritur dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e Republikës Turke në det të hapur”.

Aeroplanmbajtësja ‘TCG ANADOLU’ ishte e para që u ndërtua me 70% prodhim vendas dhe iu shtua inventarit të Marinës Turke më 10 Prill 2023. Më pas u tha se pas ‘TCG ANADOLU’ do të prodhohet një anije e re dhe më e madhe, planet për të cilën duket se kanë nisur të konkretizohen.

Kjo pasi më 3 janar 2024, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes, u mor vendimi për fillimin e “fazës së projektimit të aeroplanmbajtëses së re”, me të cilën Turqia do të vendosë diktatin e saj në Mesdhe dhe më gjerë.
Drejtoria e Zyrës së Projektit Detar krijoi një task-forcë për aeroplanmbajtëset vendase me 110 anëtarë personeli dhe tanimë inxhinierët janë në fazën e planifikimit të “bishës” së Mesdheut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu