“Turp i gjallë” në Çarshinë e Shkupit – Mozaiku i figurave kombëtare i mbuluar nga mbeturinat

Një skenë shqetësuese është fotografuar në zemër të Çarshisë së Shkupit, përballë mozaikut monumental ku përjetësohen figurat më të ndritura të historisë shqiptare, si Adem Jashari, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Naim Frashëri, Qerqiz Topulli e të tjerë.

Në vend që të trajtohet me nderimin që i takon, ky vend simbolik është kthyer në një “liqen” mbeturinash. Qese plastike, shishe, mbetje ushqimore dhe papastërti të tjera notojnë përballë fytyrave që përfaqësojnë sakrificën dhe dinjitetin e kombit shqiptar.

Një qytetar, i revoltuar nga gjendja e rëndë, ka publikuar imazhe dhe ka reaguar me tone të ashpra ndaj komunës së Çairit dhe kryetarit të saj, Visar Ganiu, të cilin e akuzon për “mosinteresim kriminal” dhe “varrosje morale të figurave kombëtare”.

“Ky nuk është vetëm një degradim estetik – është një shqyerje publike e nderit tonë kombëtar. Ky mozaik nuk është mur i zakonshëm – është fytyra jonë si popull. Dhe sot, ajo fytyrë është e mbuluar me mbeturina për shkak të papërgjegjësisë së pushtetit vendor shqiptar në Shkup,” – shkruan qytetari në një postim që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.

Reagimi po ngjall jehonë në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkojnë masa urgjente për pastrimin e hapësirës dhe ruajtjen e dinjitetit të simboleve kombëtare në hapësirat publike të Shkupit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, dorëzoi 23 vendime për Arsimtarët e Haraçinës

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, sot ka dorëzuar 23 vendime pune për kuadro arsimore në institucionet edukativo-arsimore të komunës. Vendimet janë ndarë për: Çerdhen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu