“Turistët Snajper”, paralajmërohet padi edhe në Serbi kundër Vuçiqit për përfshirje në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Avokati Çedomir Stojkoviq ka njoftuar se do të paraqesë padi kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq në prokurorinë e Beogradit, për shkak të akuzave për pjesëmarrjen në “Sarajevo Safari” ose “Turistët Snajper” .

Në fillim të njoftimit të tij, Stojkoviq deklaroi se këto akuza duhet të hetohen edhe në Serbi, dhe jo vetëm në Itali, ku edhe nisi hetimi.

“Nuk ka asnjë arsye që zyra e prokurorit në Milano të hetojë krimin Sarajevo Safari dhe pjesëmarrjen e Aleksandar Vuçiq në të. Unë do të paraqes një kërkesë për hetim në Prokurorinë për Krime Lufte dhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar në lidhje me Sarajevo Safari në Sarajevë”, tha Stojkoviq.

“Sipas dëshmive ekzistuese, turet u organizuan përmes Beogradit dhe vetë Aleksandar Vuçiq është shtetas i Serbisë. Ekziston një detyrim që zyra e prokurorit në Beograd t’i bashkohet hetimit dhe të përfshijë të gjithë të dyshuarit, veçanërisht Aleksandar Vuçiqin”, shtoi avokati serb.

Ndryshe, Sarajevo Safari është pjesëmarrja e dyshuar e shtetasve të huaj që paguan shuma të mëdha parash për të qëlluar me snajper qytetarët e Sarajevës gjatë rrethimit të kryeqytetit të Bosnjës dhe Hercegovinës nga viti 1992 deri në vitin 1995.
Sa i përket Vuçiqit, ai mohoi pjesëmarrjen në operacione ushtarake gjatë rrethimit të Sarajevës, duke thënë se punonte si gazetar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu