Tubimet me qytetarët! Ali Ahmeti: Nuk luftojmë për “Shqipëri të madhe”, luftojmë për një Evropë pa kufij!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se Marrëveshja e Ohrit mbetet një dokument kyç për ruajtjen e stabilitetit dhe barazisë në vend.

Gjatë një tubimi në Zhelinë, ai gjithashtu theksoi se BDI ka qenë dhe mbetet një forcë kryesore në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve, si dhe në sigurimin e një përfaqësimi të drejtë në të gjitha nivelet e pushtetit.

Ali Ahmeti ka bërë thirrje për unitet, sic tha, që të hiqen etiketimet për shqiptarët por edhe hiqen kufijtë.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së

“E mbani mend kur filloi Korridori 8 para një viti? Dy muaj ditë nuk u ndalën mediat “Golema Albanija”! Çka ndodhi tash? Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Evropë. Ne luftojmë që të hiqen kufijtë mes shteteve si e keqja më e madhe e njerëzimit. Dhe ajo e keqe të hidhet pas krahëve, të mos na përsëriten ngjarje e histori që me gjak e me sakrifica të mëdha I kemi paguar. Por, bashkë t`i heqim këto të këqija që I kanë ndodhur rajonit dhe Ballkanit. Të hiqen kufijtë. Të jetojnë njerëzit pa kufij, të lirë.”

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, të cilat, sipas tyre, rrezikojnë pavarësinë dhe funksionimin efektiv të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Sipas BDI-së, me ndryshimet e fundit, Kuvendi ka hequr statusin e personit juridik për të gjitha inspektoratet, duke i vendosur nën kontroll të plotë të ministrive përkatëse.

Në përputhje me parimin ligjor se ligji special ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm, sipas integristëve, këto dispozita nuk mund të ndryshohen apo të anulohen nga një ligj i përgjithshëm siç është Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese.

BDI

“Prandaj, qeveria dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë asnjë bazë ligjore për të vendosur këtë inspektorat nën varësinë e plotë të ministrisë dhe duhet menjëherë të sigurojnë se ky institucion do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të pavarur, siç e përcakton ligji. Çdo përpjekje për të reduktuar pavarësinë e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve do të konsiderohet si sulm ndaj të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe një hap prapa në respektimin e barazisë gjuhësore të garantuar me Kushtetutë dhe Marrëveshjen e Ohrit.”

BDI paralajmëron se nuk do të qëndrojë indiferent ndaj këtij rreziku dhe do të ndërmarrë të gjitha masat institucionale dhe demokratike për të siguruar që Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve të mbetet një institucion i pavarur dhe i aftë për të mbrojtur të drejtat gjuhësore të qytetarëve. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë e Veriut

Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa janë në studime. Më shumë se 300...

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Sarajevë, 24 tetor – Zëvendëskryetarja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Radmila Shekerinska, është deklaruar pas nënshkrimit në Bruksel të Programit të Parë të...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu