Vra*sje mons*truoze! Trupi i eskortës 30-vjeçare gjendet i mas*akruar, pa kokë dhe i djegur

Vrasje monstruoze! Trupi i eskortës 30-vjeçare gjendet i masakruar, pa kokë dhe i djegur

Shkruar nga Newsbomb

Vrasje monstruoze! Trupi i eskortës 30-vjeçare gjendet i masakruar,
Grupi i hetuesve-E reja qe vdiq
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku trupi i një 30-vjeçare është gjetur i masakruar. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se trupi i Maria Denisa Paun, e njohur me emrin “Adas”, u gjet një ditë më parë, në një zonë të pyllëzuar pranë një shtëpie të braktisur në Montecatini Terme.

Trupi i 30-vjeçares u gjet i djegur pjesërisht dhe pa kokë, i hedhur mes shkurreve. Thuhet se e reja ka qenë një eskortë rumune që jetonte dhe punonte në Romë.

Ajo ishte shpallur e zhdukur që më datën 15 maj, por vetëm pasditen e së mërkurës, 4 qershor, u bë i mundur gjetja e trupit të saj.

Lidhur me këtë ngjarje, autoritetet italiane vendosën në pranga një 32-vjeçar rumun, banues në Monsummano Terme, i martuar dhe me dy fëmijë.

Vrasje monstruoze! Trupi i eskortës 30-vjeçare gjendet i masakruar,
Maria Denisa Paun
Ai punonte si roje sigurie dhe konsiderohej person i rrezikshëm. Frumuzache ka rrëfyer autorësinë e krimit dhe ka deklaruar se viktima po e kërcënonte dhe shtantazhonte, për këtë arsye ai vendosi që ta vrasë.

Si ndodhi vrasja?

Sipas hetimeve të zhvilluara deir më tani, ngjarja ka ndodhur natën e 15 majit, në dhomën 101 të një rezidence në rrugën Ferrucci në Prato, ku Denisa priste klientët. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Frumuzachen duke hyrë në rezidencë në orën 22:50 me një çantë të zezë. Ai ka qëndruar në këtë apartament për më shumë se dy orë, duke dalë më pas në orën 01:05 të mëngjesit.

Vrasje monstruoze! Trupi i eskortës 30-vjeçare gjendet i masakruar,
Pamje nga vendi ku karabinieret gjeten trupin e pajete te se rese
Ndërkohë, që në duar mbante një valixhe ngjyrë të bardhë, e cila më pas rezultoi të kishte brenda trupin e pajetë të 30-vjeçares. Trupin e pajetë të së resë ai e futi në bagazhin e automjetit të tij tip “golf” dhe më pas u larguan nga rezidenca.

Zbulimi i trupit dhe provat:

Trupi i djegur dhe i pajetë i Denisës u zbulua më 4 qershor, falë gjurmimit të GPS-it të makinës së autorit, i cili ishte instaluar nga kompania e sigurimeve. Vetëm disa metra larg vendit ku ndodhej trupi, u gjet edhe valixhja e bardhë.

Frumuzache u arrestua në bazë të pamjeve filmike, të dhënave telefonike dhe vendndodhjes së GPS-it. Autoritetet besojnë se ai ka vepruar i vetëm, megjithatë, hetimet për motivin përfundimtar dhe detaje të tjera të krimit vazhdojnë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu