Trump publikoi fotografi ku Kanadaja dhe Grenlanda shihen si pjesë e Amerikës

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar politikën e zgjerimit territorial, duke shpërndarë fotografi në rrjetin e tij social Truth Social që sugjerojnë kontroll amerikan mbi Kanadanë dhe Grenlandën.

Në njërën nga fotografitë shihet Trump i ulur në Zyrën Ovale me liderë evropianë, ndërsa pranë tij ndodhet një tabelë ku paraqitet një hartë gjeografike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Venezuelës, Grenlandës dhe Kanadasë, të gjitha të mbuluara me flamurin amerikan.

Fotografia origjinale është realizuar në gusht të vitit 2025, kur liderët evropianë, mes tyre presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, vizituan Uashingtonin për të diskutuar rreth luftës në Ukrainë.

Në atë kohë, në tabelën pranë Trumpit ishte paraqitur vija e frontit të luftës në Ukrainë.

Në një tjetër fotografi të publikuar sot, Trump paraqitet duke vendosur flamurin amerikan në Grenlandë, së bashku me zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio.

Pranë tyre ndodhet një tabelë ku shkruhet:

“Grenlanda – territor i SHBA-së, e themeluar në vitin 2026.”

Në një seri postimesh në Truth Social, Trump thotë se marrja e Grenlandës është një imperativ për sigurinë globale.

“Nuk ka kthim pas, të gjithë janë dakord me këtë”, shkroi ai.

Trump, gjithashtu, e quan vizionin e tij për rritjen e kontrollit mbi Hemisferën Perëndimore “Doktrina Donro”, një kombinim i emrit të tij me atë të ish-presidentit amerikan James Monroe.

Më herët, ai publikoi mesazhe private për të cilat pretendon se ia kanë dërguar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Në mesazhin që i atribuohet Rutte-s thuhet se shefi i NATO-s e përgëzon Trumpin për arritjet e tij në Siri dhe se do t’i shfrytëzojë paraqitjet e tij mediatike në Davos për të theksuar angazhimin e Trumpit në Siri, Gaza dhe Ukrainë. Rutte, po ashtu, thotë se është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Grenlandës dhe mezi pret ta takojë Trumpin.

Trump ka publikuar gjithashtu një mesazh për të cilin pretendon se ia ka dërguar Macron.

Presidenti francez shkruan në të se janë plotësisht të harmonizuar për Sirinë, se së bashku mund të arrijnë “gjëra të mëdha për Iranin”, por se nuk e kupton se çfarë po bën Trump lidhur me çështjen e Grenlandës.

Macron propozon organizimin e një takimi në formatin G7 në Paris pas Davosit dhe që, ndër të tjerë, në pjesën joformale të përfshihen përfaqësues të Danimarkës, Ukrainës, Sirisë dhe Rusisë.

Ai, po ashtu, propozon një darkë me Trumpin në Paris, përpara kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Projektligji kalon në Kongres, SHBA kërkon përgjegjësi nga Beogradi për trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar të mërkurën vonë për ta çuar përpara një projektligj, i cili do...

Trump i drejtohet Danimarkës: Pa ne, sot do të flisnit gjermanisht dhe pak japonezisht

Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror, Donald Trump e kritikoi ashpër Evropën, lavdëroi performancën ekonomike të SHBA-së dhe ringjalli idenë për blerjen...

Drejtoria e të Ardhurave Publike nën llupë: Dyshime për bashkëpunim të nëpunësve në evazion tatimor

Inspektorë tatimorë, zëvendësit e tyre, udhëheqës të sektorëve të ndryshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) gjatë tre viteve të fundit kanë qenë...

Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi sot në Bruksel

Mediat serbe kanë raportuar se një delegacion nga Beogradi, i udhëhequr nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur mbrëmë në Brukseli, ku sot pritet...

Flamujt rusë në Ujman ngrenë alarmin e sigurisë – festë fetare apo provokim i orkestruar?

Prania e flamujve dhe simboleve të Federatës Ruse gjatë një feste fetare ngre pikëpyetje serioze mbi mesazhin politik që bartin këto manifestime. A kemi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu