Trump pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë do të vendosin dy liderët për fatin e Lindjes së Mesme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, do të jetë lideri i parë i huaj që shkel në Shtëpinë e Bardhë këtë vit, ku pritet të takohet sot me presidentin amerikan, Donald Trump. Sipas mediave ndërkombëtare, ky takim synon të ndikojë zhvillimet në Lindjen e Mesme, ndërsa Netanjahu do të përpiqet të bindë Trump për planin e tij për Gazën.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me frikën se kryeministri izraelit mund të kërkojë mbështetje për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe dëbimin e palestinezëve nga territoret e tyre. Fillimisht, Trump kishte sugjeruar që Egjipti dhe Jordania të pranonin rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur nga Gaza, një ide që nxiti reagime të ashpra nga bota arabe. Ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Jordanisë i kanë dërguar një letër Departamentit Amerikan të Shtetit për të kundërshtuar këtë plan, duke paralajmëruar rrezikun e destabilitetit dhe rritjes së radikalizmit në rajon.

Edhe Turqia ka dënuar këtë propozim, duke e cilësuar atë si një shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare. “Jemi plotësisht kundër,” tha ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Ndërkohë, Hamasi ka akuzuar Izraelin për refuzimin e fazës së dytë të armëpushimit, duke pretenduar se Tel Avivi po kërkon eliminimin e plotë të radikalizmit brenda grupit palestinez përpara çdo marrëveshjeje të re.

Trump ka marrë meritë për armëpushimin 6-javor që ndërpreu luftën 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit, duke çuar në lirimin e 13 pengjeve izraelite, 5 tajlandezëve dhe 583 palestinezëve të burgosur.

Megjithatë, Netanjahu po përballet me sfida të mëdha në politikën e brendshme, pasi një prej aleatëve të tij është larguar nga koalicioni, ndërsa një tjetër ka paralajmëruar tërheqjen nëse lufta ndaj Hamasit nuk rifillon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata pezullon projektin e Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli në hetim për mashtrim, falsifikim dhe rrezik për sigurinë kombëtare

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K.,...

SKANDAL: Bartësi i listës, ministri dhe kryetari i partisë nga VLEN shkelin heshtjen zgjedhore

SKANDAL: Bartësi i listës, ministri dhe kryetari i partisë nga VLEN shkelin heshtjen zgjedhore Në kundërshtim të plotë me ligjin zgjedhor dhe rregullat për heshtjen...

Zeqirija Ibrahimi publikon një foto të përbashkët me Mexhitin dhe Osmanin

Zeqirija Ibrahimi publikon një foto të përbashkët me Mexhitin dhe Osmanin “As dashuria ndaj dikujt e as urrejtja për dikë nuk janë të përhershme… Të përhershme...

Richard Grenell reagon pas protestës në Tiranë: “Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo që ka bërë Jack Smith!

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve të...

A është Armend Kadrievski “ndryshimi” i pretenduar i Mendi Qyres në Strugë?

Në Strugë prej kohësh përflitet se Armend Kadrievski është një nga njerëzit më të afërt me Mendi Qyrën. Sipas zërave në terren, ai shihet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu