Trump: Kam lënë udhëzime në rast se Irani më vret, ata do të fshihen nga faqja e dheut

BiznesE premtja e bardhë me zbritje deri 50%Tre hapa për pushime të përkryera dimëroreISP Broadcast do të sjellë për herë të parë sistemin 6G në KosovëIntervistaALB-Architect, Demiri: Projekti i Teatrit dhe Operës do ta ndryshojë Kosovën në arkitekturëLajmeArrestohen gjashtë persona tё dyshuar pёr veprën penale “Vrasje nё Tentativё”RajoniDodik: Gjyqi kundër meje nuk do të përfundojë me aktgjykim, por do të paracaktojë fatin e BeHTrump: Kam lënë udhëzime në rast se Irani më vret, ata do të fshihen nga faqja e dheutBotaLexohet për: 2 min.Trump: Kam lënë udhëzime në rast se Irani më vret, ata do të fshihen nga faqja e dheut

14 minuta më parë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte udhëzuar këshilltarët e tij që të shkatërronin Iranin në rast të një atentati ndaj tij.

Në rast të vdekjes së Trump, nënpresidenti J.D. Vance do të merrte presidencën, por nuk do të ishte domosdo i detyruar të ndiqte udhëzimet e lëna nga paraardhësi i tij.

“Nëse e bëjnë, ata do të shkatërrohen”, u tha Trump dje gazetarëve ndërsa nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëronte qeverinë amerikane të vendosë presion maksimal ndaj Teheranit.
“Kam lënë udhëzime – nëse e bëjnë këtë, do të shkatërrohen, nuk do të mbetet asgjë”, shtoi ai.

Lexo po ashtuUkraina po përgatit samitin e dytë të paqesAutoritetet federale amerikane kanë monitoruar kërcënimet iraniane ndaj Trump dhe zyrtarëve të tjerë në administratën e tij prej vitesh.

Në vitin 2020, Trump urdhëroi vrasjen e Qassem Soleimani, komandant i Forcave Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane.
Kërcënimi iranian ndaj Trump çoi në masa të shtuara sigurie në ditët para tubimit të fushatës së tij në Pensilvani në korrik, ku ai u godit nga një plumb në vesh, sipas zyrtarëve amerikanë. Megjithatë, në atë kohë, autoritetet thanë se nuk besonin se Irani ishte i lidhur me atentatin.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi në nëntor se një komplot iranian për të vrarë Trump para zgjedhjeve presidenciale ishte penguar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania, PANZERFAUST 3

Faqja ndërkombëtare World News ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit PANZERFAUST 3 nga Gjermania. Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet...

Maqedonia e Veriut e treta në Evropë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre

Maqedonia renditet e treta në Evropë për sa i përket numrit të femicideve, ose vrasjeve të grave nga partnerët e tyre intimë. Kjo tregohet...

Trump “spastron” ambasadorët, shkarkohen 30 diplomatë nga administrata e Biden

Administrata Trump ka vendosur të tërheqë gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe pozicione të tjera të larta nëpër ambasada, teksa po lëviz...

Ahmeti për të pakënaqurit nga Kongresi: Ata që ikin pse s’kanë funksione, lirisht le të ikin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në brifingun me gazetarët u pyet për reagimet nga të pakënaqurit me rezultatet nga Kongresi i pestë i...

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu