Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror, Donald Trump e kritikoi ashpër Evropën, lavdëroi performancën ekonomike të SHBA-së dhe ringjalli idenë për blerjen e Grenlandës.
“Nuk do të përdor forcë, por e dua Grenlandën urgjentisht. Negociatat duhet të fillojnë menjëherë, dua të ndërtoj atje një Kupolë të Artë!”, porositi presidenti amerikan.
Kryeministrit kanadez, i cili me fjalimin e tij habiti shumëkënd (shih: Merrni kokoshka, Davosi ka nisur), i tha: “Kanadaja ekziston falë nesh. Mbaje mend këtë herën tjetër kur të japësh deklarata”.
“Në histori kemi blerë shumë vende… Nuk ka asgjë të keqe në këtë”.
Ditëve të fundit, Trump disa herë e ka ngatërruar Grenlandën me Islandën, vëren Telegraph.
“E dua Evropën dhe dua që ajo të ecë në drejtimin e duhur, por nuk po ecën. Nuk e njoh më Evropën, në kuptimin negativ”, tha Trump.
Ai e kujtoi Danimarkën se gjatë Luftës së Dytë Botërore u dorëzua shpejt dhe se SHBA-të e shpëtuan si atë ashtu edhe Grenlandën. “Pa ne, sot do të flisnit gjermanisht dhe pak japonezisht”, tha Trump, duke u ankuar se Danimarka është mosmirënjohëse për atë që SHBA-të kanë bërë për të.
