Trump dëshiron t’ia heq shtetësinë amerikane aktores Rosie O’Donnell sepse e kritikon shumë

Presidenti Donald Trump tha se po mendon t’ia “heqë” shtetësinë amerikane aktores dhe komedianes Rosie O’Donnell, me të cilën ka një armiqësi të kahershme, pavarësisht vendimit të të Gjykatës Supreme para disa dekadave që ndalon një veprim të tillë nga ana e qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak se Rosie O’Donnell nuk është në interesin më të mirë të Vendit tonë të Madh, po e shqyrtoj seriozisht mundësinë t’ia heq shtetësinë”, shkroi dje Trump në një postim në rrjetet sociale. Ai shtoi se O’Donnell, e cila në janar u shpërngul në Irlandë, duhet të qëndrojë atje “nëse e duan”.

Trump dhe aktorja prej vitesh kanë pasur përplasje të ashpra publike, që filluan para se Trump të hynte në politikë. Ditët e fundit, O’Donnell e ka kritikuar ashpër Trumpin dhe lëvizjet e fundit të administratës së tij, përfshirë nënshkrimin e lehtësimeve masive të taksave dhe një plan për ulje të shpenzimeve të mbështetur nga partia republikane.

Ky është kërcënimi më i fundit i Trump për t’u hequr shtetësinë njerëzve me të cilët nuk pajtohet publikisht, përfshirë edhe ish-këshilltarin e tij dhe dikur aleatin Elon Musk.

Por situata e O’Donnell është krejt ndryshe nga ajo e Musk, i cili ka lindur në Afrikën e Jugut. O’Donnell ka lindur në SHBA dhe gëzon të drejtën kushtetuese të shtetësisë amerikane. Departamenti i Shtetit në faqen e tij zyrtare sqaron se shtetasit amerikanë nga lindja ose të natyralizuar mund të heqin dorë nga shtetësia vetëm nëse këtë e bëjnë vullnetarisht dhe me qëllim të qartë për t’u dorëzuar prej saj.

Amanda Frost, profesore e së drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Virxhinias, tha se Gjykata Supreme ka vendosur në një rast të vitit 1967 se Amendamenti i Katërmbëdhjetë i Kushtetutës e ndalon qeverinë të heq shtetësinë.

“Presidenti nuk ka kompetenca për t’ia hequr shtetësinë një qytetari amerikan të lindur në SHBA”, tha Frost. “Me pak fjalë, ne jemi një vend i themeluar mbi parimin që populli e zgjedh qeverinë; qeveria nuk mund ta zgjedhë popullin”.

O’Donnell u shpërngul në Irlandë pasi Trump mposhti në zgjedhje zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe fitoi mandatin e tij të dytë. Ajo ka thënë se është në proces të marrjes së shtetësisë irlandeze në bazë të prejardhjes familjare.

Duke iu përgjigjur Trumpit, O’Donnell shkroi dje në rrjetet sociale se e ka nervozuar presidentin dhe tha: “Më shtoni në listën e njerëzve që i kundërvihen atij në çdo hap”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu