Tre shqiptarë në një tryezë të rëndësishme në Shkup: në fokus Marrëveshja e Ohrit dhe e ardhmja europiane!

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Osman Kadriu, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe Krenar Loga, ish-ministër i Drejtësisë. Diskutimet u përqendruan mbi çështje kyçe që lidhen me sundimin e ligjit, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe sfidat demokratike me të cilat përballet vendi.

Në qendër të bisedës ishte zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, rëndësia e ruajtjes së bashkëjetesës ndëretnike si themel i stabilitetit dhe garantimi i të drejtave të shqiptarëve, në një moment të ndjeshëm për të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut.

“Në një moment kyç për të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut, vlera e këtyre parimeve mbetet thelbësore për ndërtimin e një shteti të drejtë, gjithëpërfshirës dhe me institucione të qëndrueshme,” – u shpreh ambasadori Meidani.

Ai nënvizoi se respektimi i të drejtave të njeriut, barazia para ligjit dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare janë faktorë vendimtarë jo vetëm për integrimin europian të vendit, por edhe për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në rajon.

Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe reflektimi institucional, duke theksuar rolin e dialogut konstruktiv në përparimin e proceseve demokratike dhe në ndërtimin

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vezët sot më të shtrenjta se vetë pula. Edhe pula po befasohet!

Në tregjet e Kosovës, çmimi i vezëve ka shënuar rritje të dukshme. Sot, një paketim vezësh shitet me 6.39 euro, çmim që ka habitur...

Avullohen 39 milionë euro! Kampusit të UNT-së i ndahen vetëm 1 milion euro!

Shkup, 20 nëntor – Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40...

Aksion policor në Maqedoni, arrestohet një ish-drejtues i DAP-it

Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar...

Raporti i UNICEF: 417 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në varfëri

Në mbarë botën, 417 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në varfëri multidimensionale, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore si ushqyerja, strehimi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu