Tre deputetët e Taravarit shkarkohen nga Komisionet parlamentare

Pas daljes së ASH-së së Taravarit në opozitë, deputetët e kësaj partie humbën edhe vendet e tyre si anëtarë dhe zv.anëtarë në komisionet kuvendore. Komisioni për zgjedhje dhe emërime votoi vendimin e Kuvendit për zëvendësimin e tyre me deputetë të VLEN-it. Kështu, në komisionin juridiko ligjvënës, Sadik Sulejmani nuk do të jetë më anëtar e as Rijad Shaqiri zv/anëtar. Në komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Halil Snopçe nuk do të jetë më zv/anëtar.

Në komisionin për çështje kushtetuese, zv.kryetar i komisionit nuk do të jetë më Sadik Sulejmani, por Saranda Imeri Stafai. Në komisionin për mbrojtje dhe siguri, si zv.anëtar, deputetja Valbona Adili Emini do të zëvendësojë Salim Sulejmanin i cili dha dorëheqje nga posti i deputetit.

Në komisionin anketues për mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të njeriut, Mimoza Musa do të zëvendësojë Salim Sulejmanin si anëtar. Në komisionin për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri nacionale dhe agjencisë për zbulim, Valbona Adili Emini do të zëvendësojë Sadik Sulejmanin si zv.anëtar. Në komisionin për financa dhe buxhet, Bekim Sali zëvendëson Sadik Sulejmanin si anëtar ndërsa si anëtar është larguar edhe Rijad Shaqiri. Bekim Sali do ta zëvendësojë Sadik Sulejmanin edhe në komisionin për çështje ekonomike. Ndërsa Rijad Shaqiri si zv.anëtar do të zëvendësohet nga Valbona Adili Emini.

Në komisionin për bujqësi, si anëtar, Halil Snopçe do të zëvendësohet nga Imërlije Saliu Fetai. Halil Snopçe do të zëvendësohet edhe në komisionin për transformim digjital, ku si zv.anëtar do të jetë Adnan Azizi. Në komisionin për kulturë dhe turizëm, si zv.kryetar Salim Sulejmani zëvendësohet nga Kaltrina Beqiri. Në komisionin për zgjedhje dhe emërime, Rijad Shaqiri do të zëvendësohet nga Bekim Qoku.

Në fakt, me largimin e ASH-së ulet edhe numri i grupit të deputetëve të VLEN nga 14 në 11, kështu që në disa komisione do të ketë edhe ulje të numrit të deputetëve shqiptarë si anëtarë komisionesh. Kjo do të ndodhë në komisionin për arsim, ku Saranda Imeri Stafai si anëtare dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku si zv.anëtare do të fshihen. Kaltrina Beqiri nuk do të jetë më anëtare në komisionin për kulturë dhe turizëm. E njëjta ndodhë edhe në komisionin për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve, ku fshihen Saranda Imeri Stafai si anëtare dhe Mimoza Musa si zv.anëtare.

Me kërkesë të partisë Znam, në komisionin për zgjedhje dhe emërime, Daniell Stojçevski u zëvendësua me Boban Karapejoskin.(Alsat.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtetasi gjerman deportohet nga Maqedonia për valëvitje të flamurit të “Shqipërisë së Madhe”

Një shtetas gjerman është dënuar me kusht dhe është deportuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të siç thuhet gjuhës së urrejtjes. Ai kishte...

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu