“Tigrat” kryen bastisje në Shkup, arrestohet një person, ja çfarë gjeti policia në shtëpinë e tij

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Njësiti për tregti të paligjshme me drogë pranë Departamentit kundër krimit në Polici, në bashkëpunim me Njësitin “Tigrat”, me urdhër paraprak kanë kryer bastisje tek personi G.P. nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas MPB-së, personi në fjalë është arrestuar, ndërsa bastisja është kryer pasi paraprakisht janë siguruar dëshmi se ai ka kryer shitje të drogës së tipit heroinë.

“Gjatë kontrollit te G.P. janë gjetur 1 pako me lëndë pluhuri të panjohur, 1 peshore e vogël dixhitale me mbetje të lëndës pluhur, 129 pako alumini me gjurmë të lëndës së panjohur, 2 celularë, si dhe gjësende të dyshuara që kanë origjinë nga vepra penale, 2 lap top ( Apple MacBook Pro dhe Acer), 11 orë dore (Emporio Armani, Disel, Cerruti 1881, Festina, 2 Casio, Breitling, Paterson, Rado, Adidas dhe Vivaldi) dhe 2 biçikleta (Specialized dhe Scott)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu