Tifozët izraelitë hasin në probleme pas ndeshjes Ajax – Maccabi Tel Aviv në Amsterdam

Tifozët izraelitë janë sulmuar në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes Ajax – Maccabi Tel Aviv.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, dhjetë të plagosur dhe tre të zhdukur është numri i deritanishëm i sulmit brutal që tifozët e Maccabi Tel Aviv pësuan në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes kundër Ajax.

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme izraelite u bëri thirrje izraelitëve në Amsterdam që të qëndrojnë në hotelet e tyre.

“Shmangni udhëtimet në rrugë dhe mbylluni në hotelet tuaja. Shfaqja e simboleve izraelite dhe hebraike duhet të shmanget”, ishte direktiva e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Raportet nga Izraeli dhe Holanda thonë se ambasada izraelite në Amsterdam po ndihmon për t’i zhvendosur izraelitët të sigurt.

Qeveria e Netanyahut ka dërguar dy avionë për t’i riatdhesuar ata.

Siç njoftoi ushtria izraelite , ajo po dërgon dy avionë në Holandë në një mision “shpëtimi”, me mjekë dhe ekuipazhe shpëtimi në bord, në “koordinim me qeverinë holandeze”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani ka gati raketat kundër Amerikës

Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për sulme kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të...

B-2, bombarduesit që mbajnë “superbombën” kundër bunkerëve të thellë

Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin e saj kundër vendeve armiqësore. Dhe më pas u modifikua për...

Edhe një gënjeshtër nga VREDI për kapital politik në zgjedhjet komunale!

Kohë më parë shefi i shtabit zgjedhor i kampit vredist efendi Adnan Azizi, deklaroi në një fjalim "patriotik" se ligji për "branitellët" nuk do...

THE WASHINGTON POST: SISTEMET MBROJTËSE IZRAELITE JANË TË SHTERUARA

Izraeli përballet me sfida serioze në mbrojtjen ajrore, ndërsa duhet të zgjedhë çfarë të mbrojë dhe çfarë të lërë të ekspozuar. 17 qershor 2025 —...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu