Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të vetëm, por kjo mbetet vetëm në suazën e ëndrrave. Këto komente, Thaci i ka bërë në një intervistë për televizionin “A”, të premten, derisa shpjegoi se çfarë pasoja mund të sjellë nëse kjo do të bëhej pjesë e diskursit politik për shqiptarët në përgjithësi, e Kosovën në veçanti.

“Ëndrra ime e jetës është që të gjithë shqiptarët me jetu me një shtet. Por kjo është në kuadër të ëndrrave. Kjo, po u bë pjesë e aktualitetit politik, pasojat mund të jenë shumë të mëdha për ne si komb, e sidomos për Kosovën që është një shtet i ri, që është në momente të rëndësishme të rrumbullakësimit të shtetësisë”, tha Thaci.

“E lus opinionin e Kosovës të kenë mirëkuptim kur flasë kështu. Ata që m’i keqinterpretojnë deklarata m’i nxjerrin se flas kundër Kosovës, përkundrazi. E kam thënë 3 ditë para zgjedhjeve, asnjë shqetësim nuk kam për rezultatin e zgjedhjeve [presidenciale]. Ndërhyrjet e Kosovës në zgjedhjet e Maqedonisë kanë pasoja vetëm për Kosovën”, shtoi.

Ajo që ai e kishte deklaruar për impaktin e rezultatit të ndërhyrjes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, duke i dhënë mbështetje opozitës shqiptare, përkatësisht koalicionit “VLEN”, thotë se u vërtetua me rezultatin e zgjedhjeve të 24 prillit, ku kandidati i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, fitoi bindshëm në taborin shqiptar ndaj Arben Taravarit.

“Ashtu doli rezultati, gati fitorja është 2 me 1”, pohoi. Kreu i PDSH-së theksoi se duke qenë politikanë me përvojë, në vend të romantizmit politik, zgjedh racionalitetin politik.

“Ndoshta jam i gjeneratës së vjetër të politikanëve, por e preferoj aktualitetin politik; mençurinë në veprimet tona. Jo azganinë, trimërinë, patriotizmin bajat, romanizimin e tejkaluar dhe rilindjen e papërjetuar të disa individëve apo disa grupeve”, deklaroi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu