Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Për shkak të vapës së paralajmëruar, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit informon se ka përgatitur plan aksioni që përfshin aktivitete në terren, në drejtim të përballjes me valët e të nxehtit.

“Në pajtim me përvojat nga vitet e kaluara, ekipe mobile të përbëra nga mjekë apo paramedikë do të patrullojnë në qytetin e Shkupit, do të distribuohet ujë, fletushka me këshilla, do të matet tensioni i qytetarëve të cilët do të ankohen për vështirësi, ndërsa për rastet më të rënda, do të sigurohet edhe transport deri në entin më të afërt mjekësor apo deri në shtëpinë e personit”, thuhet në kumtesë.

Për aktivitetet në periudhën në vijim, siç është paralajmëruar, do të angazhohen 20 vullnetarë nga Ekipi për përgjigje ndaj katastrofave, ndërsa gjashtë automjete do të patrullojnë nëpër qytet.

Sot, nesër dhe të premten, është planifikuar gjashtë ekipe mobile të dalin në terren dhe në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, të patrullojnë nëpër rajonin qendror të qytetit dhe në stacionet më të mëdha të autobusëve. Aktivitetet do të vazhdojnë në pajtim me parashikimet për temperatura të larta.

“Plani e përfshin edhe kudjesin për gjendjen shëndetësore dhe psiko-fizike të të pastrehëve në qytetin e Shkupit. Në pikën për të pastrehët në “Momin Potok” në dispozicion do të jetë telefoni celular 071/223-972 për paraqitje nga ana e qytetarëve për personat e pastrehë të cilët janët ë goditur nga vala e të nxehtit. Këtë vit, aktivitetet janë mbështetur nga Lotaria e shtetit”, shkruan në kumtesë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria izraelite sulmon gjashtë aeroporte në Iran

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore në të paktën gjashtë aeroporte në Iranin perëndimor, lindor dhe qendror Ushtria izraelite ka njoftuar se...

Çfarë E Bën Ngushticën e Hormuzit Kaq të Rëndësishme për Botën?

Ngushtica e Hormuzit është një prej arterieve më të rëndësishme të tregtisë globale, një pikë strategjike që ndodhet në një ndër zonat më të...

“Përbindëshat” e qiellit, avionët B-2 ulen në tokën amerikane pas sulmit në Iran, Trump përgëzon pilotët: Bënë një punë të shkëlqyer!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas kthimit të pilotëve amerikanë që morën pjesë në sulmin ajror ndaj objekteve bërthamore në...

“Mos sulmoni Iranin”- Rusia paralajmëron SHBA: Jemi milimetra larg katastrofës

Rusia paralajmëron SHBA-të: Mos ndërhyni ushtarakisht në Iran – rrezikohet destabilizimi i Lindjes së Mesme Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë një tjetër dimension...

Presidenti sirian përshëndet vendimin e Trumpit për heqjen e sanksioneve, falënderon Erdoganin dhe shpall fillimin e një “Sirie moderne”

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, gjatë ditës së djeshme ka përshëndetur vendimin e “guximshëm” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për heqjen e sanksioneve e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu