Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ftohtë mëngjesin e sotëm është regjistruar në Kodër të Diellit, me -16 gradë Celsius, në Mavrovë janë matur -14, në Krushevë -13, Kriva Pallankë -11, në Berovë -10, në Manastir , Prilep dhe Ohër -9, në Tetovë dhe Strumicë -8, në Shkup-Petrovec -7, Demir Kapi -6, në Kumanovë, Kavadar dhe Veles -5, ndërsa në Gjevgjeli -1 gradë.
Në Kodër të Diellit ka 26 centimetra shtresë bore, ndërsa në Krushevë 15 centimetra.
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga -4 deri në 3 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa paradite në disa pjesë të luginës herë pas here erë e përforcuar veriore. Temperatura
