Të rinjtë në RMV të varur nga bixhozi

Përqindje e madhe e të rinjve në Maqedoninë e Veriut tashmë kanë fituar varësi nga luajtja e lojërave të fatit, është theksuar në konferencën për shtyp të Shoqatës HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme – Shkup, e cila i ndan rezultate nga hulumtimi “Të rinjtë dhe shprehitë e tyre për baste në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi”, si dhe rekomandimet e tyre kundër varësisë nga lojërat e fatit tek të rinjtë. Mes tyre, janë që lojtarët të informohen për rrezikun e lojërave të fatit, të vendosen programe parandaluese, por edhe vendosje e programeve për mjekim nga bixhozi.

“Është e qartë se numri i të rinjve që luajnë lojëra fati në Republikën e Maqedonisë së Veriut është mjaft i madh. Madje 71% e 214 pjesëmarrësve në anketën onlajn deklaruan se kishin luajtur lojëra fati dhe 17.8% e tyre thanë se ishin të varur nga bixhozi. Rreth 50% e të anketuarve të fokus grupit luajnë lojëra fati çdo ditë. Kjo tregon një probabilitet të lartë që një përqindje e konsiderueshme e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë fituar varësinë nga loja e fatit”, u tha në këtë ngjarje.

Vllatko Dekov, hulumtuesi kryesor i HOPS, informoi se në hulumtimin onlajn, pjesa më e madhe e të anketuarve (44.4%) kanë thënë se luajnë lojëra të fatit për shkak të argëtimit. Megjithatë, nuk është i vigël numri edhe i atyre që janë përgjigjur se luajnë që të fitojnë para (24.8%) dhe për shkak se shumica e miqve të tyre luajnë (16%). Dymbëdhjetë për qind kanë thënë se luajnë lojëra të fatit për shkak se janë të varur nga adrenalina. Në bazë të konstatimeve nga analiza e kornizës juridike për lojëra të fatit në Maqedoninë e Veriut dhe në bisedën me pjesëmarrësit nga grupi i fokusuar dhe hulumtimit të bërë onlajn me 214 persona më të rinj se 25 vjeç që luajnë lojëra të fatit, janë vërtetuar disa rekomandime.

Rekomandohet që Ministria e Shëndetësisë të hapë programe për trajtimin e varësisë nga bixhozi, Ministria e Arsimit të prezantojë programin e duhur për parandalimin e varësisë në programin mësimor në shkollat ​​fillore dhe të mesme, të vendosë sanksione më të rrepta për mosrespektim të dispozitave të Ligjit, sidomos ato që ndalojnë pjesëmarrjen e të miturve në lojërat e fatit dhe ndalimin e servirjes së alkoolit për të miturit dhe sigurimin e zbatimit më të rreptë të këtyre dispozitave. Të ndalojë çdo formë reklamimi të basteve në median e shkruar dhe elektronike (sipas shembullit të ndalimit të reklamimit të cigareve). Hulumtimi është bërë në kuadër të projektit rajonal “Rinia dhe bixhozi”, i implementuar nga HOPS – Options for a Healthy Life Skopje në partneritet me “Labyrinth” nga Kosova dhe “Prevent” nga Serbia, me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor. U theksua se dispozita të tilla ligjore mungojnë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

“Në të tre vendet nuk ka zbatim rigoroz të legjislacionit ekzistues dhe të anketuarit shpesh dëshmojnë se të miturit luajnë lojëra fati”, është theksuar. /Koha

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Klubi i Mundjes Shkupi shkruan historinë, Kampionë Shtetërorë për herë të parë!

KM Shkupi ka arritur të shpallet kampion shtetëror në kategorinë e pionierëve, duke sjellë një moment special në historinë e klubit që është...

Trump kritikon Putinin pas takimit ‘historik’ me Zelenskyn në Vatikan

Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi “potencialisht historik” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvilluar në Vatikan përpara funeralit të...

Snopçe tregon detaje për ndarjen nga VLEN: Duhej të pranohej propozimi i deputetit Rijad Shaqiri

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se marrëveshjen për komunat e autorizuan te deputetët, dhe deputeti Rijad Shaqiri hartoi...

Familjarët e viktimave të tragjedisë protestuan sërish në Koçan, apeluan për drejtësi dhe përgjegjësi

Është koha të pritet zinxhiri i krimit dhe të sillet drejtësia në dritë, sepse edhe harabelat e dinë për korrupsionin dhe të keqen që...

Thithja e gishtit tek fëmijët… A duhet të ndërhyjmë?

I porsalinduri, përveç nevojës që ka për t’u ushqyer, ka edhe nevoja të tjera instiktive si ajo e thithjes. Jashtë vakteve dhe nga ndjenja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu