“Të pastrohen mbetjet e FETO-s nga Shqipëria”, Erdogan i kërkon Ramës fundin e strukturave të Gulenit!

Në deklaratën e përbashkët për media nga Ankaraja, ku u nënshkruan një sërë marrëveshjes dypalëshe mes Turqisë dhe Shqipërisë, Presidenti Rexhep Taip Erdogan kërkoi zgjidhjen përfundimtare të problemit me organizatën FETO, e cila financohet nga kleriku Fetullah Gulen.

Njëjtë si ministri i tij i Jashtëm, Hakan Fidan, i cili më 29 janar nga Tirana kërkoi largimin e anëtarëve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri, edhe Erdogan ia tha në sy kryeministrit Edi Rama se ka ardhur koha për të finalizuar luftën me organizatën e shpallur terroriste nga Turqia.

“Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të organizatës terroriste që vazhdon aktivitete e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që ajo t’i arrijë objektivat e saj dhe po ashtu shohim që autoritet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë.”

Ndër të tjera Erdogan theksoi se vëllimi tregtar midis Shqipërisë dhe Turqisë është rritur dhe synohet që në të ardhmen e afërt të shkojë në 1 miliardë dollarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu