FOTO/ Të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë sillen para gjykatës

Ka nisur seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, një vit më herët.

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë paraqitur të mërkurën para trupit gjykues.

Në sallë janë të pranishëm edhe disa policë, që ishin me rreshterin Afrim Bunjaku në kohën kur ai u vra nga grupi sulmues.

Familjarët e Bunjakut e kanë dërguar përfaqësuesin e tyre, avokatin Arianit Koci.

Gjykatësi Arben Hoti ka thënë se ka kushte për shqyrtimin fillestar ndaj të pandehurve që gjenden në masën e paraburgimit. Për gjykimin në mungesë të 42 personave të akuzuar pritet të kërkohet vendim nga instanca më të larta.

Paraprakisht, prokurori special, Naim Abazi, ka thënë se pjesa tjetër e grupit terrorist nuk ka mundur të kapet për t’u sjellë në gjykatë. Ai ka thënë se pavarësisht kësaj, mund të bëhet gjykimi në mungesë.
Lubomir Pantoviq, avokat i të arrestuarit Spasojeviq, ka kundërshtuar propozimin e prokurorit Abazi për gjykim në mungesë të 42 personave.

E avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, ka thënë se s’ka faktorë që gjykata të vendosë të mos mbahet gjykimi në mungesë. “Siç po e shihni ky gjykim po mbahet në mungesë të 42 personave. Është specifik sepse ka vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë dëmtuar palët dhe të njëjtën kohë ka mundur të rrezikohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Gjykata duhet të vendos a të mbahet a jo, sidoqoftë duhet të merrni mendim edhe nga gjykata supreme”, ka thënë ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu