Taulant Seferi në super-formë, ka shënuar 12 gola në Turqi

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e duket se nuk është aspak i kënaqur në Ligën e Parë, por synon Superligën. Dëshiron ta arrijë me ekipin e tij, Bodrumspor, i cili ndodhet vetëm 4 pikë larg zonës që të ngjit direkt në elitë, ndërsa sulmuesi shqiptar nga Maqedonia ka një meritë të veçantë.

Ka shënuar 12 gola këtë sezon, dhe e fundit ishte në suksesin 3-0 në shtëpi ndaj rivalit Sherikspor. Seferi realizoi rrjetën e tretë, ndërsa për pak ishte autor edhe i së dytës. Forma e tij është vërtet shumë e mirë, dhe në 22 ndeshje në kampionat ka 16 kontribute për gol, duke shtuar 4 asiste.

Njëri nga më të mirët dhe kandidat për Këpucën e Artë bashkë me sulmuesin e Kosovës, Florent Hasani që ka shënuar 14 herë. Bodrumspori është në vendin e pestë në Ligën e Parë të Turqisë, me 39 pikë, në zonën çerekfinaleve të plej ofit që të ngjit në elitë, por synon të jetë në ndeshjen finale, ose të ngjitet direkt tek më të mirët, shkruan abcnews.

Futbollisti 29-vjeçar ka luajtur mbi 90 për qind të kohës dhe mbi 90 për qind ka qenë edhe titullar, ndërsa shpreson të rikthehet në kombëtare për të cilën nuk luan që nga nëntori i 2024-ës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i luftërave të Izraelit: Operacioni i “pagerëve” kushtoi rreth 270 milionë dollarë

Operacioni ushtarak i Izraelit i njohur si operacioni i “pagerëve” ka pasur një kosto prej rreth 1 miliard shekelësh, që përkthehet në afërsisht 270...

Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi...

Boom! Bëhen bashkë dy ish-at e Dolces, Limi e Edi

Dalja e Limit nga shtëpia më e famshme në vend ka bërë bujë të madhe. Menjëherë pasi u largua nga shtëpia, ai ka vazhduar aktivitetet...

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë një fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu