Taravari: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” është i nxituar!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari thotë se është i nxituar, por është vendim i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse siç thotë ai “nuk na duhen situata të tilla të tensionuara”.
Taravari thekson se koalicioni qeveritar ka pasur marrëveshje që fillimisht të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve, por jo vetëm për përkatësinë etnike, por edhe për kategoritë tjera.

“Gjykata Kushtetuese, për fat të keq, përbëhet nga gjyqtarë të zgjedhur, edhe pse gjyqtarët duhet të jenë asnjanës. Megjithatë, nuk mendoj se kemi nevojë për situata kaq të tensionuara në këtë moment. Përkundrazi, me OBRM-PDUKM-në, para se të fillonte koalicioni, kishim një marrëveshje që të merremi me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë të të gjitha komuniteteve dhe më pas për “balancuesin”.

Megjithatë, ishte disi e nxituar. Dikush mund të ketë dashur të flasë për këtë dhe të defokusohet nga tema të tjera më të rëndësishme”, tha Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për grantin ndërmjet Ambasadës Japoneze dhe Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve.
Vazhdoj, theksoi Taravari, me qëndrimin se “balancuesi” ishte një mjet i mirë, por së fundmi është keqpërdorur shumë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu