Taravari: S’besoj se ish-ushtari i UÇK-së ekstradohet në Serbi, po ndërmjetësojmë lirimin e tij

Më 17 korrik, autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestuan Blerim Ramadani, për shkak të një fletarresti nga Serbia. Pas arrestimit, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se pret që Maqedonia e Veriut t’ia ekstradojë Ramadanin shtetit serb.

“Nuk e besoj se mund të bëhet ekstradimi. Ne jemi duke fascilituar lirimin e tij”, theksoi Taravari, njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, në një prononcim për AP. Në ditën që u arrestua, AP komunikoi edhe me Izet Mexhitin, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut. Ai potencoi se “jemi duke punuar” për lirimin e Ramadanit.

“Ka pasur edhe në të kaluarën raste të ngjashme. Po punojmë për ta evituar si problem”, theksoi Mexhiti për AP, derisa tregoi edhe për veprimet që janë duke i bërë për rastin në fjalë dhe jo vetëm.

“Jemi duke punuar edhe për këtë rast, por edhe për rastet tjera”, potencoi zëvendëskryeministri shqiptar në qeverinë e RMV-së. Kjo ka ndodhur, siç tregoi Mexhiti, pasi që Serbia, ish-ushtarët e UÇK-së, i paraqet në INTERPOL.

“Pastaj paraqiten në sistem”, pohoi ai, duke shtuar se “duhet që ta gjemë zgjidhjen që të eliminohet si fenomen, jo vetëm për këtë rast”. Por, vetëm një ditë pas kësaj deklarate, Ramadanit institucionet gjyqësore ia caktuan 30 ditë paraburgim ekstradues.

Ndërsa, të shtunën, pjesëtarë të Shoqatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Maqedoni të Veriut, kanë protestuar para Gjykatës Themelore të Shkupit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së. Protestuesit që ishin mbledhur para gjykatës, kanë kërkuar që Maqedonia e Veriut të mos bie nën diktatit e Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç, kundër ushtarëve të UÇK-së.

“Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, dhe dërgimi në paraburgim ekstradues nga policia maqedonase dhe gjykata vendore është i papranueshëm. Ne veteranët dhe bashkëluftëtarët e tij kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe tërheqjen e urdhërarrestit të Vuçiç-it…”, tha një protestues.

Ky akt 25 vjet pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri, barazi, demokraci dhe pavarësi, shtoi ai, është i papranueshëm dhe “ne kërkojmë lirimin menjëherë, pa asnjë vonesë dhe kthimin në familjen e tij”. Në një konferencë për media, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se është në komunikim me autoritetet në RMV për lirimin e Ramadanit.

“Jemi në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim atje dhe që mos të ketë nënshtrim ndaj agresivitetin të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarrestime të tilla për qytetarët tanë”, potencoi Kurti.

Ky nuk është rasti i vetëm kur autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestojnë ish-ushtarë të UÇK-së, për shkak të fletarresteve nga Serbia. Në vitin 2016, pikërisht për shkak të flearrestit nga Serbia, ishte arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Gafurr Elshani. (AP)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Reformë apo vazhdimësi në BDI? A do të ketë guxim Ahmeti të shkëputet nga figurat e vjetra?

A do të ketë guxim Ali Ahmeti ta reformojë realisht BDI-në, duke u ndarë nga figurat e konsumuara dhe duke hapur rrugë për kuadro...

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu