Taravari: Nëse vendosim për të shkuar me BDI-në, nuk kemi çfarë të kërkojmë në qeveri!

Arben Taravari deklaroi se, nëse do të vendosin të bashkëpunojnë me BDI-në, nuk do të duan të jenë pjesë e qeverisë, shkruan TV21. Ai tha se bashkëpunimi me VLEN-in është tashmë derë e mbyllur, ndërsa bashkëpunimet e ardhshme do të varen nga struktura demografike e komunave. Taravari përsëriti se, në rast të bashkëpunimit me ndonjë parti opozitare, Aleanca do të largohet nga qeveria.

“Në momentin që do të vendosim, në momentin që kryesia e partisë do të vendosë të shkojë me BDI-në, as që duam të jemi pjesë e qeverisë. Por tash për tash, Kryesia Qendrore ka vetëm një vendim: të dalim me listat tona për këshilltarë komunalë. Për bashkëpunime, tani e shoh se me VLEN-in është derë e mbyllur. Në bazë të strukturës demografike të ndonjë komune, ashtu do të jenë edhe bashkëpunimet. Ne jemi parti autonome. Vendosim dhe i sjellim të gjitha vendimet në organet tona partiake. Kur të sjellim, ose nëse sjellim, një vendim për të bashkëpunuar me ndonjë parti që nuk është në qeveri, nuk e shohim më veten të jemi pjesë e qeverisë”, u shpreh Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu