Taravari merr dhuratë shtëpi në vlerë mbi 700.000 euro

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka dy shtëpi, një banesë, tokë ndërtimore, piktura artistike dhe stoli ari, sipas fletës së anketimit të tij të publikuar në faqen e Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit. Siç shihet, ish-kryetari i komunës së Gostivarit, tani ministër i shëndetësisë, ka një shtëpi banimi në Gostivar prej 503 metrash katrorë në vlerë prej 43.050.000 (dyzet e tre milionë e pesëdhjetë mijë denarë) ose 705.737 euro, të cilën e ka marrë dhuratë në vitin 2023.

Taravari ka edhe një banesë në Karposh me sipërfaqe prej 94 metrash katrorë, në vlerë prej 5.771.600 denarë ose 94.616 euro. Apartamenti eshte blere ne vitin 2014. Pastaj është një shtëpi në Karposh, me sipërfaqe prej 261 metrash katrorë, në vlerë prej 9.254.250 denarë ose 151.709 euro. Kjo shtëpi, sipas të dhënave në fletën e anketimit, është blerë në vitin 2021.

Në fund ai në listën e pasurisë ka paraqitur edhe një tokë ndërtimore në Tetovë me sipërfaqe prej 469 metrash katrorë, në vlerë prej 8.841.600 denarë, e cila është në pronësi të prindërve të Taravarit, dhe bazë për përvetësim është trashëgimia.

Ka deklaruar se ka vetëm një veturë Volvo në vlerë prej 3.070.000 denarë, e blerë në vitin 2016. Taravari jep edhe detaje të depozitave bankare, të tij dhe të familjarëve të tij, por pa shuma specifike. Ministri ka raportuar edhe një kredi prej pak më shumë se 4,5 milionë denarë të marrë në vitin 2021.

Si pronë tjetër, Taravari ka deklaruar se posedon bizhuteri ari, në pronësi të bashkëshortes së tij, e cila i ka marrë dhuratë në vitin 1998, në vlerë prej një milion e treqind e pesëdhjetë mijë denarë, si dhe piktura artistike të vitit 2018 në vlerë prej 245 mijë denarë. Më herët, Aleksandar Nikoloski, i cili tani është ministër, kolegë i Taravarit, ka akuzuar këtë të fundit, (Taravarin) se ka marrë një shtëpi dhuratë, sepse e ka kthyer kursin drejt LSDM-së dhe BDI-së.





REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Dua 20 mijë € në muaj të më mbash”, habit me deklaraten konkurrentja e ‘Përputhen’

Me debate dhe habi është shoqëruar ky episod i sotëm i “Përputhen”. Një nga vajzat konkurrente, Mel, në takimin që pati me Francin, i tha...

Ziadin Sela prezanton anëtarë të rinj në Saraj: Rruga jonë po forcohet çdo ditë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka zhvilluar një takim me nëndegët e partisë së tij në degën e Sarajit, ku siç ka...

Duke pritur raportin e BE!

Nga: Medai Shaholli Pas disa dy a tre javësh BE-ja do ta paraqes raportin për ngecjen e negociatave me "Severnën", e cila për shkak të...

📍 Gostivar, Maqedonia e Veriut Skandal urban: Asfalt përmbi baltë dhe rrugë të papastruar në mes të qytetit!

Në një situatë që ngjall reagime dhe dyshime për cilësinë e punimeve infrastrukturore, Komuna e Gostivarit është kapur në flagrancë duke shtruar asfalt përmbi...

Mickoski i vendosur: S’lëviz asnjë milimetër për ndryshimet kushtetuese

Në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare, kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje përsëri opozitës që së bashku me Qeverinë të lobojë te eurodeputetët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu