Taravari: Maqedonia e Veriut do të bëjë çmos që ta ndihmojë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor. Njëri ndër udhëheqësit e koalicionit VLEN, Arben Taravari tha pas takimit se me Kurtin kanë biseduar për sfidat e ardhshme. Ai tha se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti zakonisht kanë takime të rregullta qoftë kur ishin në opozitë, qoftë tani kur janë në fazën e formimit të qeverisë.

“Thjeshtë është një komunikim vëllazëror mes nesh. Natyrisht po bisedojmë për sfidat që i kaluam dhe për sfidat e ardhshme, çfarë mund të bëjmë ne për Kosovën dhe çfarë mund të bëjë Kosova për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Bashkërisht diskutuam për sfidat tona të ardhshme si mund ta bëjmë regjionin më stabil, më të avancuar, si mund të anëtarësohemi në NATO dhe BE bashkërisht”, tha ai.

Taravari tha se janë në rrugë të mbarë dhe se shumë shpejt do të dalin me rezultate konkrete dhe të mira për shqiptarët në përgjithësi, por edhe për shtetin dhe rajonin. Ai shtoi se Kosovën e shohin në rrugë të mbarë dhe e dinë se sfida kryesore mbetet problemi me Serbinë dhe njohja përfundimtare e Kosovës.

“Në këtë rrugëtim shqiptarët e Maqedonisë dhe Maqedonia e Veriut do të bëjë çmos që ta ndihmojë Kosovën dhe kjo do të ishte një fitore e dyfishtë si për Kosovën edhe për rajonin. Unë mendoj se derisa Kosova nuk njihet ndërkombëtarisht do të duhej të jetë brengë e secilit shqiptar. Është e imja dhe besoj e secilit shqiptar”, tha Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Ai në dëshminë e tij...

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Reagimi i plotë i BDI-së Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë,...

Turqia: Do ta mbështesim Katarin në çdo masë që ndërmerr ndaj Izraelit

Turqia është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje në lidhje me qëllimet ekspansioniste të Izraelit, deklaroi Hakan Fidan Ministri i Jashtëm turk,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu