Taravari kërkon që një nga tre postet shtetërore, me Kushtetutë t’i takojë shqiptarëve

Një nga tre postet më të rëndësishme shtetërore në Maqedoninë e Veriut – presidenti, kryeministri apo kryetari i Kuvendit – duhet t’i takojë shqiptarëve dhe kjo duhet të jetë pjesë e Kushtetutës, tha Arben Taravari.

Taravari, që është kandidat i opozitës shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, tha se kjo mund të bëhet me ndryshimin e preambulës së Kushtetutës, përmes një procedure parlamentare.

Në një konferencë për media të mërkurën mbrëma në Tetovë, Taravari tha se ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën aktuale, që është kusht integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian.

Veç kësaj, Taravari tha se ndryshimi duhet të përfshijë edhe heqjen e termit “20 për qind” për gjuhën shqipe apo ridefinimin e saj si “gjuhë shqipe”, si dhe zgjedhjen e presidentit në të ardhshëm nga ana e Kuvendit, dhe jo përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

“Tani e kemi mundësinë që së bashku të forcojmë demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese, tani mund të sigurojmë njërin nga tre postet kryesore shtetërore që me automatizëm t’i takojë shqiptarëve si kombi i dytë shumicë në Maqedoni [të Veriut]”, tha kandidati për president i opozitës shqiptare.

Ai ftoi që programi i tij të mbështetet edhe nga partitë tjera, e në veçanti nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që është në pushtet.

Deklarata e tij vjen në momentin kur Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet njoftoi të mërkurën se kryesia partiake ka vendosur që presidenti aktual, Stevo Pendarovski, të jetë kandidat i saj për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.

Ndërkohë, partia opozitare maqedonase VMRO DPMNE, njoftoi përmes një komunikate se deputetja e kësaj partie, Gordana Siljanovska-Davkova, është e vetmja që ka paraqitur kandidaturën për presidente.

Siljanovska-Davkova garoi edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2019, të cilat i fitoi Stevo Pendarovski.

Nëse ajo do të hyjë për herë të dytë në garën presidenciale do të dihet pas konventës së partisë më 2 mars.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë bërë të ditur se kryetar i saj, Ali Ahmeti të enjten më 22 shkurt do të njoftojë kandidatin e kësaj partie për president.

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

🏆 Shqiptari nga Luboteni ngre flamurin në Rumani, Omer Memedi shpallet kampion ballkanik në mundje!

Mundësi shqiptar nga Luboteni, Omer Memedi, shpallet kampion ballkanik në Rumani Një tjetër sukses i madh për sportin shqiptar vjen nga Rumania, ku mundësi i...

Mitrovicën: 21 mijë vota të numëruara – Arian Tahiri 49.1%, Faton Peci 46.9%

21 mijë vota janë numëruar nga gjithsejt 32 mijë në Mitrovicë. Arian Tahiri i PDK-së është në 49,1%, me 10 mijë e 354 vota. Faton Peci...

Totaj prin në Prizren me 44.36 për qind të votave, Abrashi i dyti

Nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, prin me 44.36 për qind të votave apo 7 mijë e...

Numërohet më shumë se gjysma e votave në Lipjan, Imri Ahmeti i LDK-së gati ta kryejë fitoren pa ballotazh

Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara, rreth 17 mijë nga rreth 30 mijë gjithsejt – në Lipjan është rrugës për të...

Memli Krasniqi: Faleminderit që votuat për modelin më të mirë të qeverisjes – atë të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas mbylljes së vendvotimeve, ka falënderuar qytetarët e të gjitha komunave për çdo votë që ia dhanë sot kësaj...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu