Taravari e Bekteshi polemizojnë për gjuhën Shqipe! Mickovski parapergatit “terenin”: Do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet!

Rrjetet socile janë shndërruar në arrenë të përplasjeve politike. Në profiln e tij në FB Arben Taravari për herë të parë ka reaguar lidhur me debatin rreth ligjit të gjuhëve. Ai ka akuzuar BDI-në se në 22 vitet të pushtetit e ka katandisur gjuhën shqipe pasiqë ajo është anonime në dokumentin më të rëndësishëm të shtetit. Sipas Taravarit BDI po e stërmadhon temën me ligjin për gjuhën shqipe.

“E pamësuar në opozitë por sidomos e frikësuar nga ajo që i pret, tani nuk lënë gjë pa përdorur dhe fare kuptueshëm i kanë hipur kalit të patriotizmit. Nisur nga një pretendim qesharak si është ai i Levicës, parti me komplekse inforioriteti, e cila e shfaq haptas këtë punë duke sharë çdo gjë që nuk është maqedonase, BDI-ja po përpiqet ta bëj të madhe e të stërmadhe diskutimin e Ligjit të Gjuhëve. Duke kërcënuar si në kohë të Kryqëzatave e duke përdorur një gjuhë folkloriste, ata mendojnë se do t’i shpëtojë karta e nacionalizmit. Është vonë, tepër vonë për makinacione të tilla, pjellë e komplekseve. BDI-në dhe Levicën i bashkon një gjë:

FRIKA- Levica ka frikë nga gjuhët autoktone kurse BDI-ja ka frikë nga Drejtësia.”

Taravarit i ka reaguar po në Facebook Kreshnik Bekteshi nga BDI. Ai thotë se Taravri në momentet kur është miratuar dhe diskutriar rreth ligjit të gjuhëve ka heshtur dhe asnjëhe nuk ka diskutuar mi këtë ligj.

“Si dëshmitar i ditës kur është diskutuar dhe miratuar ligji për gjuhën shqipe në Qeveri, sfidoj Arben Taravarin të informojë opinionin nëse ka diskutuar dhe nëse ka marrë pjesë në atë seancë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

Takohen Dimitrievski dhe Mexhiti, VLEN do ta mbështesë ZNAM-in në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Kandidati i ZNAM për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është takuar me Izet Mexhitin nga VLEN, përcjell TV21. Dimitrievski thotë se ka...

Të qenit ‘i pasjellshëm’ me ChatGPT jep përgjigje më të mira, doni ta provoni?!

Dëshironi përgjigje më të mira nga Al? Jini të pasjellshëm. Një studim i ri i Penn State zbuloi se ChatGPT në fakt performon më...

Begaj i kërkon Vietnamit rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong. Kreu i Shtetit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu